Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova drejt anëtarësimit në KiE, Gjylameti: Vendosim në vend një të drejtë legjitime

2024/03/27 at 5:10 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova drejt anëtarësimit në KiE, Gjylameti: Vendosim në vend një të drejtë legjitime

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka miratuar me 31 vota pro, raportin e përgatitur nga Dora Bakoyannis që i hap rrugë antarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gjatë punimeve, zv/presidentja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Blerina Gjylameti theksoi se  raporti gjithëpërfshirës e bën këtë dokument një moment historik që vendos themelet për një Kosovë të vërtetë, të shëndoshë dhe të begatë, të bazuar në parimet e Këshillit të Evropës për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejtat e njeriut.

“Kosova ka dhënë një shembull të jashtëzakonshëm duke u përpjekur që të jetë pjesë e vlerave thelbësore të Këshillit të Evropës, edhe pse skepticizmi dhe ngurrimi e kanë mbajtur peng të qëndrimit të saj në pragun e kësaj Organizate për kaq shumë kohë. Ne kemi detyrën dhe mundësinë vendimtare për ta korrigjuar atë tani.  Kosova është dashur të jetë anëtare e Këshillit të Evropës menjëherë pas pavarësisë së saj si e drejtë legjitime siç ka qenë e të 46 anëtarëve të kësaj Organizate”,-theksoi Gjylameti.

Zv/presidentja e Asamblesë Parlamentare të KiE, u shpreh se ky anëtarësim nuk ka të bëjë me pranimin ose jo të njëri-tjetrit, por pranimin e përpjekjeve të secilit për të kontribuar në mbrojtjen dhe promovimin e parimeve të shtetit ligjor, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

“Është një gjest që të gjithë anëtarët e ulur rreth tryezës pranojnë misionin për të cilin është krijuar kjo Organizatë.  Është një platformë që nuk është marrë kurrë me vendosjen e kufijve midis shteteve, por me vendosjen e kufijve midis asaj që i bën shoqëritë tona të përparojnë dhe asaj që i bën ato të izolohen nga kjo agorë vlerash. Dhe nuk ka dyshim se Kosova është pjesë e këtyre vlerave. Nuk mendoj se dy milionë kosovarë janë qytetarë të dorës së dytë dhe asgjë nuk mund të errësojë të drejtën e tyre për të pasur qasje të ngjashme në vlera të tilla si të gjithë ne”,-nënvizoi Gjylameti në fjalën e saj.

Ky raport do t’i kalojë më pas për shqyrtim Asamblesë Parlamentare të KiE në muajin prill.

Ju sugjerojmë

Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
Aktualitet

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

9 Qershor, 2025 7:11 pm
Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
Aktualitet

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

9 Qershor, 2025 6:58 pm
Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse
Bota

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse

9 Qershor, 2025 6:53 pm
Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën
Kronikë

Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën

9 Qershor, 2025 6:46 pm
Irani do t’i paraqesë së shpejti SHBA-së një propozim bërthamor
Bota

Irani do t’i paraqesë së shpejti SHBA-së një propozim bërthamor

9 Qershor, 2025 6:24 pm
Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
Kronikë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

9 Qershor, 2025 5:47 pm
Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Politikë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 5:43 pm
Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
Sport

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

9 Qershor, 2025 5:38 pm
Para
Izraeli nuk ndal sulmet, Hezbollah premton hakmarrje

Izraeli nuk ndal sulmet, Hezbollah premton hakmarrje

Inteligjenca ruse: Ukraina po trajnon militantë islamikë! Pentagoni: Nëse një aleat do të sulmohej, do të veprojmë

Inteligjenca ruse: Ukraina po trajnon militantë islamikë! Pentagoni: Nëse një aleat do të sulmohej, do të veprojmë

Elbasani pa fanella, mbulon me ngjitës emrat e futbollistëve

Elbasani pa fanella, mbulon me ngjitës emrat e futbollistëve

TE FUNDIT

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
9 Qershor, 2025

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, bëri thirrje më 9 qershor për një rritje prej 400 për qind të...

Lexo më shumë

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
9 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump nisi një sulm të ri ndaj guvernatorit të Kalifornisë dhe kryetarit të bashkisë së Los Angelesit...

Lexo më shumë

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
9 Qershor, 2025

Një 57-vjeçar është vetëplagosur aksidentalisht me një armë gjahu në fshatin Ura e Shtrejt, Postribë. Sipas informacioneve të para, shtetasi...

Lexo më shumë

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
9 Qershor, 2025

Sipas raportit të INSTAT, inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit, në muajin maj 2025 është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com