Kosova është sot në ditë zie, në nderim të viktimave, shqiptarë të Kosovës, që u vranë në Mynih nga sulmi në një qendër tregtare.
Flamuri i shtetit do të jetë në gjysmë shtizë gjatë ditës së sotme, ndërsa agjendat zyrtare të vendit do të shtyhen për ditë të tjera.
Në Munih të Gjermanisë u vranë Dijamant Zabërgja, Armela Segashi dhe Sabina Sulaj.
Nuk dihet ende nëse Shqipëria do të nderojë gjithashtu vajzën shqiptare Sabina Sulaj.