Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

2025/07/09 at 8:53 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

Kosova numëron gjithsej 581,095 banesa, prej të cilave 356,959 janë të banuara, ndërsa 207,165 banesa, ose 35.7%, janë të pabanuara. Këto të fundit përfshijnë banesat e destinuara për shitje, dhënie me qira apo përdorime të tjera. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin me të dhëna të detajuara për banesat dhe ndërtesat sipas komunave, në kuadër të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024.


Ky publikim ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse mbi strukturën e banesave në nivel kombëtar dhe komunal, duke përfshirë tregues të rëndësishëm që ndihmojnë në analizimin e zhvillimeve në sektorin e banimit dhe planifikimin urban. Sipas të dhënave të publikuara, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 581,095 banesa, nga të cilat 356,959 janë të banuara nga një ose më shumë banorë.

Ndërkohë, 207,165 banesa, që përbëjnë 35.7% të totalit, rezultojnë të pabanuara — përfshirë ato të destinuara për shitje, dhënie me qira apo përdorime të tjera.

“Raporti përfshin informacione të detajuara për: Numrin e përgjithshëm të banesave sipas komunave. Shpërndarjen e banesave në vendbanime urbane dhe rurale.Klasifikimin e banesave në të banuara dhe të pabanuara. Llojin e furnizimit me ujë. Llojin e sistemit të shkarkimit të ujërave të zeza. Mënyrat e ngrohjes në banesa. Numrin e dhomave në banesat e zakonshme”.

ASK thotë se këto të dhëna janë një burim i rëndësishëm për politikat zhvillimore, si dhe për hartimin e strategjive për përmirësimin e kushteve të banimit dhe menaxhimin e qëndrueshëm të hapësirës.

Analiza e shpërndarjes së banesave të banuara dhe të pabanuara shërben gjithashtu për të kuptuar trendët e zhvillimit urban dhe rural, duke ndihmuar komunat në planifikimin e nevojave të ardhshme për infrastrukturë dhe shërbime publike. Kurse, çmimi i një metri katror të banesave në Prishtinë aktualisht sillet nga 1,200 deri në 2,500 euro.

Sipas të dhënave nga agjencitë imobiliare, një metër katror në kryeqytet kushton nga 1,200 euro deri në 2,500 euro, varësisht nga lokacioni, ndërtimi dhe cilësia e objektit. Zonat më të shtrenjta mbeten qendra e qytetit, lagjja “Arbëria” dhe “Pejton”, ku çmimet shpesh e tejkalojnë kufirin prej 2,000 euro për metër katror.

Çmimi i banesave në Prishtinë arrin deri në 2,500 euro për metër

Në Zonën e Prishtinës së Re çmimi i një metri katror të banesave aktualisht është 1,200 euro. Në rrugën C, metri katror i një banese sillet nga 1,400 deri në 1,500 euro, ndërsa në rrugën B për ta blerë aktualisht një banesë duhet paguar 1,500 deri në 1,700 euro për metër katror. Dhe, pastaj vjen pjesa e kryeqytetit me zona ndjeshëm më të shtrenjta të banesave.

Zonat më të shtrenjta në kryeqytet janë qendra e qytetit, lagjja Arbëria dhe Pejtoni, ku çmimet shpesh tejkalojnë 2,000 euro për metër katror.

Sipas të dhënave statistikore të Agjencisë së Statistikave edhe sipas ndërtimtarëve është evidente ngritja e kostos së ndërtimit në muajt e deritashëm të 2025-tës. Sipas të dhënave të publikuara nga ASK-ja të Indeksit të Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e parë (TM1) 2025, “kostoja e ndërtimit në Kosovë pati rritje për 1,7 për qind në tremujorin e parë të 2025-tës, krahasuar me tremujorin e fundit të 2024 -tës”. Ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të sivjetshëm me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 6,5 për qind.

ASK-ja ka evidencuar se në këtë periudhë, pagat e punonjësve në sektorin e ndërtimtarisë janë rritur 2,4 për qind, ndërsa materialet e ndërtimit prej 1,9 për qind ishin ndikim në rritjen e kostos së ndërtimit, dhe shpenzimet e tjera në këtë sektor në tremujorin e parë janë rritur për 1,8 për qind. Për 13 vjet – nga 2011-ta deri më 2024 – numri i banesave dhe shtëpive në Kosovë është rritur për 43 për qind. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se vendi, me rreth 1.6 milion banorë, ka 590 mijë banesa apo shtëpi të banueshme. Të dhënat e dala nga regjistrimi i popullsisë, vitin e kaluar, tregojnë po ashtu se mbi 96 për qind e familjeve janë pronare të shtëpive ku jetojnë.

Vëzhguesit e këtij trendi thonë se mentaliteti i qytetarëve është që investimi në objekte banimi, siguron zgjidhje afatgjate për mirëqenien e familjes. Çmimet e banesave në Kosovë nisën të rriten në vitin 2021, për shkak të çrregullimeve në tregjet ndërkombëtare të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Me rritjen e çmimeve të materialeve ndërtimore, banesat u shtrenjtuan mbi 20%./ Monitor



Ju sugjerojmë

Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK
Kryesore

Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK

20 Dhjetor, 2025 12:01 pm
Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje
Kryesore

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje

20 Dhjetor, 2025 11:50 am
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Trump pas sulmeve ajrore ndaj ISIS: SHBA do të godasë më fuqishëm se kurrë

20 Dhjetor, 2025 10:52 am
Kush dhe çfarë përfshihet në dosjet Epstein?
Bota

Kush dhe çfarë përfshihet në dosjet Epstein?

20 Dhjetor, 2025 10:51 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

20 Dhjetor, 2025 10:33 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Kanabis në formë gjelatine të trafikuar nga Kanadaja, pranga 23-vjeçarit në Tiranë

20 Dhjetor, 2025 9:45 am
Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës
-Kulturë

Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës

20 Dhjetor, 2025 9:43 am
SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri
Bota

SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri

20 Dhjetor, 2025 8:47 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

20 Dhjetor, 2025 8:46 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 20 dhjetor 2025

20 Dhjetor, 2025 8:45 am
Para
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë

Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë

“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet

“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet

Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët

Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët
















TE FUNDIT

Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK

Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK
20 Dhjetor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike,Gazment Bardhi, i kërkoi kryeparlamentarit Niko Peleshi që të martën në orën 11:00 të...

Lexo më shumë

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje
20 Dhjetor, 2025

Deputetët demokratë që janë pjesë e Këshillit të Mandatave po mbajnë një konferencë për shtyp në selinë e Partisë Demokratike...

Lexo më shumë

Trump pas sulmeve ajrore ndaj ISIS: SHBA do të godasë më fuqishëm se kurrë

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
20 Dhjetor, 2025

Forcat amerikane kryen sulme ajrore në Siri ndaj dhjetëra objektivave të lidhura me ISIS, si përgjigje ndaj sulmit të fundit...

Lexo më shumë

Kush dhe çfarë përfshihet në dosjet Epstein?

Kush dhe çfarë përfshihet në dosjet Epstein?
20 Dhjetor, 2025

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar një pjesë të parë të dokumenteve që lidhen me Jeffrey Epstein. Dokumentet, të cilat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com