Kryeministri Rama ka uruar qeverinë e re të Kosovës.
Kreu i qeverisë shprehu besimin se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, opozita dhe qeverua do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën.
“U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre,me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik,do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën”, shkroi Rama.