Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova me masa ndaj përzierjes së Serbisë në procesin zgjedhor

2019/09/03 at 8:39 AM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosova me masa ndaj përzierjes së Serbisë në procesin zgjedhor

Institucionet e Kosovës nuk do të lejojnë asnjë përfaqësues shtetërorë të cilitdo shtet tjetër, që të vijë në Kosovë dhe të bëjë fushatë, në kohën kur vendi është në procesin zgjedhor, kanë deklaruar zyrtarët e Qeverisë së Kosovës në dorëheqje. Këto reagime të zyrtarëve në Prishtinë vijnë pas paralajmërimeve të autoriteteve të caktuara të Beogradit se do ta vizitojnë Kosovën, në kohën kur kjo e fundit po shkon drejt mbajtjes së zgjedhjeve më 6 tetor të këtij viti.


Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit në dorëheqje të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, thotë për Radion Evropa e Lirë, që institucionet e vendit nuk do të japin leje për hyrje në Kosovë për asnjë përfaqësues të vendeve tjera, e në veçanti të zyrtarëve të Serbisë, që synojnë të organizojnë fushatë në Kosovë.

“Absolutisht, asnjë përfaqësues shtetëror i cilitdo shtet tjetër, nuk mund të vijë dhe të bëjë fushatë këtu. Kjo është periudhë jashtëzakonisht e ndjeshme. Në këtë rast, paralajmërimet e zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë se do të vijnë në Kosovë dhe të zhvillojnë fushatë zgjedhore, janë të pakuptueshme. Në fakt, janë të kuptueshme për ne, sepse ata e kanë tendencën e vazhdueshme tensionimin e situatës, krijimin e tensioneve të brendshme këtu. Por, institucionet e Kosovës nuk do të lejojnë asnjëherë që procesi zgjedhor të dëmtohet”, tha Zyberaj.​

Ai shtoi se institucionet e Kosovës janë në koordinim të plotë edhe me bashkësinë ndërkombëtare që të garantohet një proces zgjedhor i qetë, ku qytetarëve do t’iu garantohet votimi i lirë. Rrjedhimisht, sipas tij, qytetarët serbë nuk mund të jenë të shtrënguar në asnjë mënyrë dhe nga askush se si të votojnë dhe ata, siç tha ai, do të votojnë sipas vullnetit të vet.

Lidhur me paralajmërimet për një vizitë të mundshme të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Kosovë, në periudhën që po vjen, Zyberaj është përgjigjur kështu:

“Gjatë kësaj kohe nuk do të lejohet asnjë person, i cili ka për qëllim tensionimin e situatës. Asnjë njeri i cili prapa vetes ka qëllime destabilizuese, nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë”, u shpreh Zyberaj.

Megjithatë, njohësi i çështjeve politike Petar Miletiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson që Beogradi, qoftë më pak ose më shumë, ka pasur gjithmonë ndikimin në proceset zgjedhore në Kosovë. Sipas tij, ngjashëm do të jetë edhe në procesin zgjedhor aktual.

“Më duket se asnjëherë më parë nuk ka pasur ndikim më të madh se sa tash. Është e dukshme që Lista Serbe është organizatë, e cila është nën kontrollin e plotë të autoriteteve të Beogradit. Në çdo rast, ajo është struktura politike më dominuese (e serbëve) në Kosovë. Shfrytëzohen të gjitha resurset që njerëzit të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për Listën Serbe”, theksoi Miletiç.

Lidhur me paralajmërimet e autoriteteve të Kosovës se nuk do të lejojnë hyrjen në vend të zyrtarëve të Serbisë, gjatë kohës sa do të zhvillohet procesi zgjedhor, Miletiç theksoi që edhe nëse kjo ndodh, nuk do të ketë shumë efekt. Për më shumë, sipas tij, autoritetet e Kosovës, dëshirojnë të tregojnë se megjithatë ata pyeten, kur bëhet fjalë për bashkësinë serbe në Kosovë, por që e gjithë kjo, siç thotë ai, është më shumë e drejtuar kah elektorati shqiptar.

Miletiç vlerëson që edhe deklaratat e autoriteteve të Beogradit, por edhe të atyre të Prishtinës, tregojnë për mendësinë që kanë të dy palët.

“Politikat e të dyja qeverive, edhe e Serbisë, por edhe e Kosovës, janë politika të konfliktit, politika të agresionit, politika të mosdurimit. Të dyja e ushqejnë njëra-tjetrën me veprime dhe deklarata të tilla dhe e gjithë kjo shkon në favor të atyre që nuk e duan normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, e para së gjithash, ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, u shpreh Miletiç.

Lista Serbe, e cila në mandatin e kaluar të legjislativit ka pasur nëntë nga dhjetë deputetët që kanë përfaqësuar komunitetin serb në Kosovë, si dhe në zgjedhjet lokale ka fituar në dhjetë komunat me shumicë serbe në vend, vazhdon ta ketë mbështetjen e Beogradit zyrtar, me ndihmën e të cilit edhe është themeluar.

Përveç këtij subjekti politik, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit tashmë është paraqitur edhe koalicioni “Liria” (Sloboda), i cili përbëhet nga dy parti politike serbe, Partia Përparimtare e Kosovës dhe Partia e Re e Kosovës. Deri më 6 shtator, kur përfundon afati i certifikimit të partive, pritet të lajmërohet për pjesëmarrje në zgjedhje, të paktë edhe subjekti politik tjetër i serbëve, Partia e Pavarur Liberale./REL

 

Etiketa: kosoveproces zgjedhorserbi


Ju sugjerojmë

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

18 Nëntor, 2025 9:51 pm
Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën
Aktualitet

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

18 Nëntor, 2025 8:18 pm
BE propozon “Shengen ushtarak”
Bota

BE propozon “Shengen ushtarak”

18 Nëntor, 2025 7:59 pm
Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë
Aktualitet

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë

18 Nëntor, 2025 7:00 pm
Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe
Aktualitet

Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe

18 Nëntor, 2025 6:50 pm
Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025
Emisionet

Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025

18 Nëntor, 2025 6:49 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump kërcënon Meksikën: Gati për sulme ajrore kundër drogës

18 Nëntor, 2025 6:18 pm
Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin
Sport

Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin

18 Nëntor, 2025 5:52 pm
Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?
Rajoni

Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?

18 Nëntor, 2025 5:47 pm
Rama në Forumin e Zgjerimit: Shqipëria sjell shpirtin e madh të dikurshëm të Europës
Kryesore

Rama në Forumin e Zgjerimit: Shqipëria sjell shpirtin e madh të dikurshëm të Europës

18 Nëntor, 2025 5:43 pm
Para
Djegia e anijes në Kaliforni, gjenden 25 trupa pa jetë

Djegia e anijes në Kaliforni, gjenden 25 trupa pa jetë

Sadiku dhe Ujkani transferohen në limitet kohore të merkatos

Sadiku dhe Ujkani transferohen në limitet kohore të merkatos

Pas seancës së parë në Kuvend, Ambasada e SHBA kujton reformën në drejtësi

Pas seancës së parë në Kuvend, Ambasada e SHBA kujton reformën në drejtësi
















TE FUNDIT

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
18 Nëntor, 2025

Presidenti Donald Trump është pyetur në lidhje me publikimin e dosjeve të Epstein përpara një votimi në Dhomën e Përfaqësuesve....

Lexo më shumë

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën
18 Nëntor, 2025

Emergjencat pranë Bashkisë së Vlorës janë pozicionuar në terren pranë urës së Mifolit, në shtratin e lumit Vjosë, ku po...

Lexo më shumë

BE propozon “Shengen ushtarak”

BE propozon “Shengen ushtarak”
18 Nëntor, 2025

Bashkimi Evropian synon të krijojë një lloj "Shengeni ushtarak" në mënyrë që automjetet dhe ushtarët të mund të lëvizin shpejt...

Lexo më shumë

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë
18 Nëntor, 2025

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një takim me Shtabin e Emergjencave në Lezhë për të analizuar situatën e krijuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com