Majlinda Kelmendi e ka shkruar historinë, duke ia siguruar Kosovës medaljen e parë të artë olimpike, madje në pjesëmarrjen e parë në Lojëra Olimpike, shkruan Zëri.
Xhudistja pejane është treguar dominuese ndaj konkurrenteve, duke i fituar meçet një nga një, për ta mposhtur në finale italianen Odette Giuffrida.
Majlinda e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti zviceranen Evelyne Tschopp me lehtësi, pas vetëm 25 sekondash.