Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova ashpërson masat kundër lojës “Balena Blu”

2017/06/20 at 6:43 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosova ashpërson masat kundër lojës “Balena Blu”

Autoritetet e rendit thonë se në Kosovë janë raportuar gjashtë raste të të rinjve që kanë rënë pre e, siç thuhet, lojës “Balena Blu”. Një nga rastet është raportuar një adoleshent me gërvishtje.

“Balena Blu” e cila zhvillohet ‘online’, përmes internetit, kryesisht synon të vë në shënjestër të rinjtë duke provuar që t’i shtyjë ata në vetëvrasje.

Loja fillimisht u përhap në rrjetet sociale në Rusi, por kohët e fundit ka nisur të përhapet edhe në Evropë.

Loja nis me një ftesë në rrjetet sociale, e cila u dërgohet atyre që duan të marrin pjesë.

Për një ftesë të këtillë flet edhe një i ri me inicialet T.G., 16 vjeç, nga Prizreni.

“Kam marrë ftesë nga loja ‘Balena Blu’, në rrjetet sociale, por nuk e kam pranuar. Unë kam qenë i informuar për rrezikun që ka kjo lojë. Përmes mediave kam marrë informata. Nuk kam pranuar të luaj, dhe nuk e kam lajmëruar policinë”, ka thënë T.G.

Megjithatë, në platformat e rrjeteve sociale në Kosovë janë përhapur edhe lojëra të rreme, me emër të njëjtë.

Dardan Hasku, menaxher i rrjeteve sociale, tha për Radion Evropa e Lirë se i kanë raportuar shumë raste të ftesave të rreme.

“Kam filluar të hulumtoj nëse ka profil ‘Balena Blu’. Sidomos në Instagram, e që mendoj që adoleshentët e përdorin më shumë sesa rrjetin Facebook. Kanë qenë me dhjetëra të tilla”.

“Kjo lojë ka nis të përhapet si virus në shtete tjera, dhe këto shtete i kanë devijuar rregullat e lojës dhe i kanë përshtatur. Andaj edhe në Kosovë disa entuziastë pa e pasur idenë se çka po bëjnë, kanë filluar të hapin profile ku kanë postuar fotografi të gërvishtjeve në trup, pastaj qindra kërkesa për mesazhe se si të luajnë me këtë lojë”, thotë Hasku.

“Fëmijët kanë filluar prej kureshtjes të luajnë, edhe pse unë besoj që nuk e kishin çuar lojën deri në fund, pra deri tek vetëvrasja, por kanë dashur t’i detyrojnë fëmijët ta gërvishtin veten”, thekson ai.

Si rezultat i hulumtimit, nënvizon Hasku, duke i raportuar faqet false të lojës ‘’Balena Blu’’ janë mbyllur dhjetëra sosh.

“Kjo ka ndodhur në Kosovë, dhe unë i kam raportuar me dhjetëra të tilla, dhe si rezultat ato janë mbyllur. Unë të gjitha i kam ruajtur duke i dokumentuar me foto”, shprehet Hasku.

Por çka thonë psikologët lidhur me pasojat e lojës ‘’Balena e kaltër” apo “Blu”?

Besnik Peci, psikolog, thotë se më së shumti dëmtohen fëmijët që nuk kanë stabilitet emocional.

“Në raport me numrin e të rinjve sa kemi ne raste në Kosovë, pra 6 raste të identifikuara, mendoj se ka shumë raste të tjera në proces. Por, Policia si e vetme nuk mund t’i identifikojë rastet pa bashkëpunimin e prindërve apo kujdestarëve të fëmijëve”, thotë Peci.

Autoritetet e rendit, lidhur me lojën e quajtur ‘’Balena Blu’’, u kanë bërë thirrje prindërve që t’i mbrojnë fëmijët e tyre duke ua pamundësuar qasjen në këtë lojë të rrezikshme.

Baki Kelani, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se Policia ka lëshuar një informacion për qytetarët, duke iu referuar prindërve, por edhe qytetarëve në përgjithësi që të kenë kujdes të shtuar dhe të mos bien pre e lojës së shfaqur.

“Po flasim në bazë të informacioneve publike, mbi 130 fëmijë kanë bërë vetëvrasje në Rusi, si pasojë e inkuadrimit të fëmijëve në këtë lojë. Me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie, kemi dalë më komunikatë për sqarim se çka është kjo lojë dhe kemi informuar prindërit se si t’i mbrojnë fëmijët e tyre”.

“Më pas janë raportuar 6 raste që kanë të bëjnë me fëmijë dhe të rinj që kanë rënë pre e kësaj loje. Nuk dihet ende nëse ka edhe raste të tjera”, thotë Kelani.

Megjithatë, numri prej 130 vetëvrasjesh në emër të kësaj loje, nuk është informacion i konfirmuar edhe zyrtarisht.

Krijuesit dhe administruesit e kësaj loje, janë duke u ndjekur penalisht nëpër vende të ndryshme të botës. Nga aspekti i administrimit me këtë lojë, në Kosovë nuk është shënuar ndonjë rast i arrestimit të ndonjë personi./REL

Etiketa: Balena blukosova

Ju sugjerojmë

Kabinat në Theth, Rama reagon sërish: Ministria e Drejtësisë gati denoncimin!
Kryesore

Kabinat në Theth, Rama reagon sërish: Ministria e Drejtësisë gati denoncimin!

7 Korrik, 2025 5:50 pm
Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën
Rajoni

Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën

7 Korrik, 2025 5:50 pm
“Fshati turistik në Theth”,reagon Prokuroria e Shkodrës:Ndërtimi brenda parametrave!
Aktualitet

“Fshati turistik në Theth”,reagon Prokuroria e Shkodrës:Ndërtimi brenda parametrave!

7 Korrik, 2025 5:34 pm
GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi
Aktualitet

GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi

7 Korrik, 2025 5:30 pm
Putin e shkarkoi nga posti i ministrit, gjendet i pajetë Roman Starovoit
Bota

Putin e shkarkoi nga posti i ministrit, gjendet i pajetë Roman Starovoit

7 Korrik, 2025 5:16 pm
“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”
-Jetë dhe Stil

“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”

7 Korrik, 2025 5:15 pm
Urat mbi Ibër,BE:Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve
Rajoni

Urat mbi Ibër,BE:Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

7 Korrik, 2025 5:00 pm
Sejko me Ambasadorin e ri të Spanjës në Shqipëri:Ekonomia shqiptare në trend pozitiv
Aktualitet

Sejko me Ambasadorin e ri të Spanjës në Shqipëri:Ekonomia shqiptare në trend pozitiv

7 Korrik, 2025 4:55 pm
Netanyahu pritet sot nga Trump në Shtëpinë e Bardhë, takimi me dyer të mbyllura
Bota

Netanyahu pritet sot nga Trump në Shtëpinë e Bardhë, takimi me dyer të mbyllura

7 Korrik, 2025 4:49 pm
1253 familjeve do t’u rikonstruktohet banesa, ja kriteret për përfitim nga fondi
Aktualitet

1253 familjeve do t’u rikonstruktohet banesa, ja kriteret për përfitim nga fondi

7 Korrik, 2025 4:34 pm
Para
Basha ironizon Ramën me Metën: Pushteti nuk merret me dhunë, por me votë

Basha: Miliardat që i përpiu oligarkia, do t’ua shpërndajmë popullit

Video/ Ju prezantojmë të fejuarin e Floriana Garos, edhe ai i njohur në Zvicër

Video/ Ju prezantojmë të fejuarin e Floriana Garos, edhe ai i njohur në Zvicër

Meta dhe Vasili nga Shkodra sulmojnë Ramën dhe Bashën

Meta shpërthen ndaj Ramës në Kavajë: Kryefaqezi! Vettingun e nisim nga ty

TE FUNDIT

Kabinat në Theth, Rama reagon sërish: Ministria e Drejtësisë gati denoncimin!

Kabinat në Theth, Rama reagon sërish: Ministria e Drejtësisë gati denoncimin!
7 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me kabinat e vendosura në Theth. Pas reagimit të Prokurosisë së Shkodrës, e...

Lexo më shumë

Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën

Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën
7 Korrik, 2025

Pa kryer asnjë punë, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës dhe asistentët e tyre po i kushtojnë buxhetit të...

Lexo më shumë

“Fshati turistik në Theth”,reagon Prokuroria e Shkodrës:Ndërtimi brenda parametrave!

“Fshati turistik në Theth”,reagon Prokuroria e Shkodrës:Ndërtimi brenda parametrave!
7 Korrik, 2025

"Fshati turistik në Theth" ngriti debate të shumta në opinionin publik ditën e sotme, ku fillimisht ishte kryeministri Edi Rama...

Lexo më shumë

GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi

GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi
7 Korrik, 2025

GJKKO ka shpallur të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, i cili akuzohej nga SPAK për fshehje të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com