Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Korrupsioni, kali i ngordhur i shoqërisë shqiptare

2016/08/17 at 9:46 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Korrupsioni, kali i ngordhur i shoqërisë shqiptare

Nga Namir Lapardhaja-


Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri është një ndër kuajt kryesor të betejës së çdo opozite që synon pushtetin.

Kohë më parë, u krijua ideja se nën qeverisjen e socialistëve, më konkretisht të ish-liderit historik të kësaj partie, korrupsioni u kthye në sistem, sistem i cili, për hir të së vërtetës, krahasuar me çfarë erdhi më pas, e sot më konkretisht, duket shumë më social edhe në shpërndarjen e “të mirave” që rridhnin prej tij. Shprehja “në kohën e Nanos hanin të gjithë” është emblematike për të treguar çka më sipër.

Kjo e keqe, e rrënjosur thellë në vetëdijen dhe gati e legjitimuar në çdo punë publike, u premtua se do të çrrënjosej nëpërmjet “duarve të pastra” dhe rruspës së antikorrupsionit, mirëpo në fund të tetë viteve, doli se një ndër faktorët e humbjes së thellë të demokratëve ishte dorëzimi pa kushte përballë këtij fenomeni, sidomos gjatë mandatit të dytë qeverisës.

Korrupsioni u premtua se do të luftohej edhe nga ish-opozita e djeshme, sot në mazhorancë.

Si ekspertë dhe mjeshtër të komunikimit dhe manipulimit publik, socialistët shpikën portalin unik të denoncimit të korrupsionit online, tek rrjeta e të cilit sigurisht do të binin shumë shpejt disa peshq të vegjël, krejt pa rëndësi.

Beteja e përditshme, denoncimet e opozitës dhe të medias, flasin për afera korruptive në miliona euro, të cilat jo gjithmonë janë të pavërteta e të pavend, çka do të thotë se korrupsioni është prezent në piramidën shtetërore.

Por dhe nëse do të zbresim më poshtë, do të shohim se korrupsioni, rryshfeti, dhënia e lekëve në këmbim të përfitimeve publike, të një vendi pune etj., është, pothuajse, e legjitimuar në Shqipëri.

Nuk ka zyrë, shërbim publik, e drejtë që të takon pa paguar asnjë kacidhe, tek e cila ti si qytetar nuk je i detyruar të lësh “një kafe”, qoftë edhe në shkëmbim të shpejtësisë së shërbimit, mirësjelljes dhe korrektësisë së zyrtarit të shtetit që ke përballë.

Jo vetëm punonjësi i shtetit, por edhe ti si qytetar mendon njëjtë po të ishe në vendin e tij: “po pse ai nuk e do një kafe për shërbimin që po më bën?!”, “opo ia jap me kënaqësi, vetëm të më mbarojë punë në kohë!”.

Këto edhe shumë shprehje të tjera i dëgjojmë në përditshmërinë tonë saqë të vjen turp t’u tregosh të tjerëve se je i ndershëm, se kjo gjë nuk shkon të vazhdojë kështu, se ti je në atë post pune apo publik pikërisht për t’u shërbyer njerëzve dhe jo për t’i rrjepur ata.

Sepse babëzia dhe pasurimi i shpejt dhe i pandershëm, jo vetëm që nuk do ta mbushin e do të bëjnë më të pasur e më të kënaqur, por, përkundrazi, do ta shtojnë më shumë oreksin.

Në këtë kuptim, është krijuar ideja se korrupsioni është “një e mirë” e domosdoshme, frytet e të cilit të gjithë ëndërrojnë t’i vjelin.

Korrupsioni është shndërruar në kancer për shoqërinë shqiptare. Metastazat e tij janë përhapur dhe e kanë gangrenizuar të gjithë trupin, çka ka bërë të mos reagojë nëpërmjet asnjë stimuli të jashtëm.

Tradicionalisht dhe kulturalisht, historianët dhe analistët tanë, shpeshherë edhe këta të përlyer me përfitimet materiale që rrjedhin prej korrupsionit, e kanë lidhur këtë të keqe ndër shqiptarët me sundimin e gjatë nën Perandorinë Osmane.

Mirëpo, siç na bëjnë të ditur historianët antikë, në shek. I, Teuta, mbretëresha ilire, i bënte të ditur një delegacioni të Perandorisë Romake se “kusaria është një e drejtë tek ilirët”.

Eqrem bej Vlora, shumë shekuj më vonë, përmend në “Kujtimet” e tij fjalën e një përfaqësuesi të Perandorisë Osmane, sipas të cilit, “shqiptarët nuk janë as qytetarë të mirë, as punëtorë të mirë, e shumta ata mund të jenë sundimtarë të mirë dhe ca më tepër kusarë të mirë”.

Kjo kusari e atëhershme, në gjuhën e sotshme nuk është gjë tjetër vetëm se korrupsioni dhe metastazat e tij, që kanë përfshirë gjithçka.

Është një e keqe gjenetike dhe kulturore ndër shqiptarët, që rrënjët i ka shumë thellë.

Zgjidhja nuk mund të jepet nëpërmjet recetave të veçanta, ngase nuk ka të tilla, mirëpo ajo duhet e do të vijë vetëm atëherë kur shtetin dhe publiken do ta shohim si pjesë të së tërës, tek e cila kemi “kreditet” dhe “investimet” tona, që shteti do të na i kthejë nëpërmjet rrugëve dhe mënyrave të tjera, gjë që do të përmirësojë jetën dhe përditshmërinë tonë të përbashkët.

Do të vijë vetëm nëpërmjet një vetëdijësimi kulturor, social e politik dhe atëherë kur të ndryshojë hierarkia “e vlerave” të shoqërisë sonë nga “është turp të jesh i ndershëm”, në të kundërtën: a nuk ke turp që je i korruptuar?

Etiketa: korrupsionishoqeri


Ju sugjerojmë

Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt
Aktualitet

Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt

3 Nëntor, 2025 7:11 pm
Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses, zbulohen emrat e gjyqtarëve që votuan pro Veliajt

3 Nëntor, 2025 7:05 pm
Në Tiranë nuk ka zgjedhje, Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen
Aktualitet

Në Tiranë nuk ka zgjedhje, Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen

3 Nëntor, 2025 7:03 pm
SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun dhe ish-kreun e ARRSH
Kronikë

SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun dhe ish-kreun e ARRSH

3 Nëntor, 2025 6:12 pm
Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Bota

Trump: Kina dhe Rusia po kryejnë teste bërthamore sekrete

3 Nëntor, 2025 5:56 pm
Gjykata Kushtetuese vendos: Erion Veliaj nuk shkarkohet, nuk ka zgjedhje në Tiranë
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese vendos: Erion Veliaj nuk shkarkohet, nuk ka zgjedhje në Tiranë

3 Nëntor, 2025 5:43 pm
Zbulohen emrat kandidatëve për Avokatin e Popullit, nga Edri Shabani te…
Aktualitet

Zbulohen emrat kandidatëve për Avokatin e Popullit, nga Edri Shabani te…

3 Nëntor, 2025 5:30 pm
“Kushtetuesja” vendosi pro Veliajt, Berisha: Harram Begaj dhe Edi Rama u palosën
Kryesore

“Kushtetuesja” vendosi pro Veliajt, Berisha: Harram Begaj dhe Edi Rama u palosën

3 Nëntor, 2025 5:20 pm
Problemet dhe dilemat e Sylvinhos para dy “finaleve” të nëntorit
Sport

Problemet dhe dilemat e Sylvinhos para dy “finaleve” të nëntorit

3 Nëntor, 2025 4:35 pm
Raketat Tomahawk për Ukrainën, Trump bën një hap pas: Jo, nuk do të ndodhë tani
Bota

Raketat Tomahawk për Ukrainën, Trump bën një hap pas: Jo, nuk do të ndodhë tani

3 Nëntor, 2025 3:33 pm
Para
Samsung sjell tabletin e ri në shtator

Samsung sjell tabletin e ri në shtator

Nënpresidenti amerikan Joe Biden, takime me Thaçin e Mustafën

Nënpresidenti amerikan Joe Biden, takime me Thaçin e Mustafën

A po e lënë Top Channel, bukuroshet Vjollca?

Foto/ Darka speciale e motrave Vjollca

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt

Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt
3 Nëntor, 2025

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Vendimmarrja...

Lexo më shumë

Vendimi i Kushtetueses, zbulohen emrat e gjyqtarëve që votuan pro Veliajt

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
3 Nëntor, 2025

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës, si...

Lexo më shumë

Në Tiranë nuk ka zgjedhje, Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen

Në Tiranë nuk ka zgjedhje, Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen
3 Nëntor, 2025

Florjan Binaj ka reaguar pas vendimit të Kushtetueses që i jep të drejtë Erion Veliajt, e kështu ky i fundit...

Lexo më shumë

SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun dhe ish-kreun e ARRSH

SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun dhe ish-kreun e ARRSH
3 Nëntor, 2025

SPAK ka dalë me komunikatë zyrtare, ku bën me dije akuzat që rëndojnë ndaj ish kreut të ARRSH, Ervis Berberi,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com