Gjykata e Lartë, me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme, vendosi sot sekuestro preventive mbi llogaritë bankare, në shumën 50 mije euro, në emër të Odhise Andreas, bashkëshort i gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea.
Odhise Andrea, keshilltar te Kuvendi, kerkohet per korrupsion
Dy bashkeshortët dyshohen se kanë kryer vepren penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtareve”, raporton panorama.
Nga hetimi i Prokurorisë jane krijuar dyshime të arsyeshme se gjyqtarja Andrea ka marrë, nëpërmjet bashkëshortit te saj, shumën prej 50 mije euro, nga disa persona, te cilët ishin palë në një proces gjyqësor civil në Gjykatën e Lartë.
Prokuroria e Përgjithshme kërkoi nga Gjykata e Lartë vendosjen e sekuestros preventive mbi disa llogari bankare të Odhise Andreas në vlerë totale 50 mijë euro (shume e njejte me ate qe dyshohet se eshte marre ne forme korruptive).
Llogarite bankare te bllokuara gjenden ne dy banka te nivelit te dyte.
Kerkesa e Prokurorise se Pergjithshme u pranua nga ana e Gjykates se Larte mesditen e sotme.