Arrestohen 13 punonjës të doganës greke në Mavromatio në kufirin me doganën në Qafë Botë.
Në kuadër të operacionit 13 personat ranë në pranga me dyshimin për shkelje të detyrës, ryshfet dhe korrupsion, raporton Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit. Në lidhje me këtë situatë qarkullimi në Qafë Botë mbeti prej disa orësh i bllokuar.
Hetimet janë në vazhdim e sipër, ndërsa autoritetet policore nuk kanë dhënë detaje lidhur me rrjetin dhe identitetin e të përfshirëve.
Shërbimi i Punëve të Brendshme ka paralajmëruar një përditësim të ri zyrtar me më shumë informacion mbi akuzat, materialet e sekuestruara dhe shtrirjen e operacionit.