SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim 6 të pandehur për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm. Lidhur me operacionin “Ura” janë çuar për gjykim, Armand Tragaj, Edison Cukajn (Gjoka), Serxhio Shkodrën, Ervis Detin, Bexhed Mema dhe Naim Behluli .
Këta persona rezultojnë të përfshirë në trafikimin e kokainës në Shqipëri e Itali. Ndërkohë që vijojnë hetimet për zbulimin dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal.
Mes të pandehurve është edhe avokati Armand Tragaj, i cili ndikoi në 4 raste të funksionarëve publikë në favor të klientëve të tij.
Njoftimi i SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar më datë 21.10.2025 pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.36/3 të vitit 2025, në ngarkim të gjashtë të pandehurve të akuzuar për veprat penale; “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funkisone publike”, “Korrupsion aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit” dhe “Shpërdorim i detyrës”, i parashikuar nga nenet 245/1, 312, 248 dhe 25 të Kodit Penal.
Të pandehurit:
A.T, me profesion avokat, i akuzuar kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funkisone publike”, (kryer në 4 episode), parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 4 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, parashikuar nga neni 312 i Kodit Penal.
E.C (Gj), i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 e 25 i Kodit Penal.
S.Sh, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 e 25 i Kodit Penal.
e.D, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 e 25 i Kodit Penal.
B.M, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 e 25 i Kodit Penal.
N.B, me detyrë punonjësi i policisë kufitare të pikës së kalimit kufitar të Portit Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës”, i parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.