Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Korridoret e drogës, si përdoret Shqipëria për të futur në Europë drogën e Lindjes

2018/03/12 at 11:03 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Korridoret e drogës, si përdoret Shqipëria për të futur në Europë drogën e Lindjes

Shqipëria njihet si vend i prodhimit të hashashit. Ky nuk është lajm i ri. Lajm i ri nuk është po ashtu as që Shqipëria është pjesë e korridorit ballkanik të trafikimit të drogës, që vjen nga vendet e Lindjes. Megjithatë Shqipëria përmendet gjithnjë kur flitet për drogën në Evropë. “Kjo më shumë sepse shqiptarët janë pjesë e bandave kriminale të trafikimit të drogës në shumë pjesë të Evropës,” – thotë për Deutsche Wellen, David Johnson, ekspert në Qendrën e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve. Grupet kriminale shqiptare bashkëpunojnë me grupet kriminale nga Greqia, Italia, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Turqia.


Korridori ballkanik dominon drogën që hyn në Evropë nga Lindja. Drogat opioide trafikohen nga vendet prodhuese Afganistani, Pakistani dhe Irani duke kaluar tranzit në Turqi dhe Ballkan për të shkuar në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Rruga ballkanike ka disa linja që ndryshojnë vazhdimisht, por linja kryesore e trafikut kalon nga Bullgaria, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Sllovenia dhe Austria, ndërkohë që një linjë më e vogël kalon nga Maqedonia dhe Kosova dhe përdoret kryesisht për magazinimin dhe ripaketimin. “Shqipëria përdoret për të transportuar drogat me rrugë detare në drejtim të vendeve të Evropës Veriore, si Britania e Madhe dhe Estonia,” sqaron David Johnson. Ndërkohë që në drejtimin e kundërt, nga Evropa në Shqipëri hyjnë drogat sintetike.

Rrugët detare dhe ajrore

Në Shqipëri është rritur numri i qendrave të kultivimit të hashashit, që njihet edhe si marijuanë apo kanabis, shoqëruar nga ekspansioni i rrugëve detare të trafikimit dhe përpjekjeve për trafikime me rrugët ajrore, thuhet në raportin e Agjencisë së OKB për Kontrollin e Drogave. Për shkak të rritjes së ofertës çmimi i shitjes së marijuanës ka rënë në 100 deri 400 euro për kilogram. Kurse në vitin 2015 çmimi ka qenë 600 deri 1300 euro për kilogram.

Shqipëria mbetet burimi kryesor i marijuanës që hyn në Evropë. Por prodhime shtëpiake të hashashit futen në Evropë edhe nga Islanda, Lituania, Letonia, Holanda, Polonia, Rumania dhe Sllovakia. Ndërsa vendin e parë për hashashin e mban Maroku, por edhe Libia.

Tregu i drogës ilegale në Evropë furnizohet me drogat e prodhuara në shtëpi, të prodhuara në punishte si dhe nga droga që vjen nga pjesë të tjera të botës. Tregu i drogës ilegale në Evropë vlerësohet të sjellë 24 miliardë euro fitim në vit, thuhet në raport.

Më shumë se një e treta e grupeve kriminale që operojnë në BE merren me prodhimin, trafikimin dhe shitjen e drogës ilegale, kurse dy të tretat ushtrojnë edhe aktivitete të tjera kriminale. Këto grupe ilegale përdorin teknologji të reja, përfshirë përdorimin e tregjeve online dhe të kripto-valutave, thuhet në raportin e OKB-së.
Numri i konfiskimeve në Evropë vlerësohet të jetë rreth 1 milionë raste në vit, ku pjesa më e madhe është kanabis. Abuzimi me kanabisin në Evropë është pesë herë më i madh se me substancat e tjera ilegale.

Itinerari i heroinës

Pjesa më e madhe e heroinës të sekuestruar në Evropë e ka origjinën nga Afganistani, Irani dhe Pakistani. Ka dy rrugë trafikimi heroine në Evropë, korridori ballkanik dhe korridori jugor. Rreth 40 përqind e heroinës globale dhe morfinës të kapur në Evropë ka kaluar nga korridori ballkanik, një prej korridoreve kryesorë për trafikimin e opiateve në botë.
E ashtuquajtura pjesa rrugore e korridorit ballkanik të trafikimit përfshin Sirinë dhe Irakun. Kjo linjë është përdorur kryesisht për kontrabandën e heroinës nga Irani dhe Pakistani për në Evropë, ose direkt ose nga kontinenti afrikan. Përveç këtij korridori trafikantët përdorin edhe të ashtuquajturën linjë të veriut që kalon nga jugu i Kaukazit mespërmes Detit të Zi.

Kokaina që gjendet në tregun evropian e ka origjinën në Bolivi, Kolumbi dhe Peru. Trafikantët përdorin rrugë të ndryshme për futjen e kokainës në Evropë përfshirë kontenierë transporti detar, jahte, transportin ajror, avionë privatë, dërgesa me postë, pasagjerë që fluturojnë me avion.

/DW

Etiketa: korridoret e drogesshqiperia


Ju sugjerojmë

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë
Kryesore

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë

3 Nëntor, 2025 2:48 pm
Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi
Kronikë

Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi

3 Nëntor, 2025 2:31 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

“Territorialja” mblidhet të premten, PD ende nuk ka dorëzuar emrat e anëtarëve

3 Nëntor, 2025 1:29 pm
Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama
Aktualitet

Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama

3 Nëntor, 2025 1:26 pm
Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra
Kryesore

Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra

3 Nëntor, 2025 11:01 am
Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen
Kryesore

Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen

3 Nëntor, 2025 10:50 am
Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK
Kronikë

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK

3 Nëntor, 2025 9:28 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 nëntor

3 Nëntor, 2025 8:17 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi 3 nëntor, çfarë parashikojnë yjet për ju

3 Nëntor, 2025 8:15 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Para
Ledri e quajti të sëmurë psiqik, ja çfarë i bën Dj Blunt

Ledri e quajti të sëmurë psiqik, ja çfarë i bën Dj Blunt

Debati për teatrin, flet Timo Flloko: Teatri unik, s’mund të jetë në qendër biznesi

Debati për teatrin, flet Timo Flloko: Teatri unik, s'mund të jetë në qendër biznesi

opinion lajm i fundit

LAJM I FUNDIT/ Shperthim eksplozivi në Rrugën e Elbasanit
















TE FUNDIT

Raketat Tomahawk për Ukrainën, Trump bën një hap pas: Jo, nuk do të ndodhë tani

Raketat Tomahawk për Ukrainën, Trump bën një hap pas: Jo, nuk do të ndodhë tani
3 Nëntor, 2025

Donald Trump ka treguar gatishmëri për t'u distancuar nga zhvillimet në Ukrainë, pavarësisht përpjekjeve të tij për të ndërmjetësuar për...

Lexo më shumë

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë
3 Nëntor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e sotme të Kryesisë deklaroi se vendi po kalon një moment historik,...

Lexo më shumë

Romë/ Shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja

Romë/ Shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja
3 Nëntor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të hënë qendrën historike të Romës, ku një pjesë e Torre dei Conti,...

Lexo më shumë

Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi

Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi
3 Nëntor, 2025

GJKKO deklaroi të fajshëm ish-deputetin socialist, Jurgis Çyrbja dhe e dënoi me 3 vjet burg për akuzën e "tregimit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com