Deputeti i partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka reaguar ashpër ndaj mospranimit të kërkesës së dorëzuar nga opozita, të cilët kërkuan ndryshimin e rendit të ditës dhe votimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.
Duke diskutuar me një ton mjaft të lartë ai ka theksuar disa herë se është “ turp që po drejtohet kjo seancë plenare”, ndërkohë që i është drejtuar nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj duke i thënë se duhet të dalë jashtë Kuvendit për shkak të fjalorit që ajo përdori në Kuvend.
“Është e turpshme nuk e vendos ti kush deputet duhet të flasë dhe kush jo.
Kjo zonja këtu duhet të dalë jashtë, urgjent se fjalor rrugaçësh e rruge këtu nuk mund të përdorë. Shoku Ramë na mori malli ta shohim ta përqafojmë larmadhninë të marrë defin e ti bashkohet ansamblit të Myzeqesë”, tha Korreshi.