Gjermania është një nga vendet që menaxhoi më mirë aituatën e krijuar nga koronavirusi.
Kurba e të prekurve të rinj dhe viktimave nga Covid-19 ka pësuar një rënie të ndjeshme në 24 orët e fundit në në këtë shtet.
1775 persona rezultuan të infektuar me koronavirusin e ri në ditën e fundit, një nga shifrat më të ulëta, prej disa kohësh. Deri në këto momente në Gjermani raportohen mbi 141 mijë të prekur nga pandemia.
Gjithashtu 110 persona kanë humbur jetën duke e çuar totalin e viktimave në 4404./ Opinion.al