Ka ndërruar jetë personi i parë në Turqi si pasojë e koronavirusit.
Lajmi u bë i ditur nga ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca në një deklaratë për mediat.
Sipas mediave vendase viktima ishte mashkull i moshës 89-vjeçare që ishte infektuar me COVID-19 nga punonjësi i tij.
Në 24 orët e fundit në Turqi janë konfirmuar 51 raste të reja me koronavirus, ndërkohë numri i përgjithshëm i të prekurve është 98 persona. /Opinion.al