Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të prekur me koronavirus konfirmoi mëngjesin e sotëm ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“Shqipëria deri më tani nuk ka rast të konfirmuar me koronavirusin e ri edhe pse në vende fqinjë kemi konfirmime të rasteve të reja, Maqedonia ka një rast të izoluar, kurse Kosova, Mali, i Zi, Serbia, Turqia, ende nuk kanë raste të konfirmuar”, tha ajo.
Në një deklaratë për mediat, nga mbledhja e Task Forcës, ministrja njoftoi gjithashtu se ditën e djeshme janë bërë 6 testime të cilat rezultuan negative.
“Dje bëmë 6 testime për rastet e dyshuara dhe ato kanë rezultuar negative”, shtoi Manastirliu. /Opinion.al