1113 persona raportohen se kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, ndërsa 45000 të tjerë në të gjithë botën janë infektuar. Pjesa dërrmuese e viktimave janë nga Hubei, në Kinë.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e ka cilësuar koronavirusin si rrezikun më të madh në botë të momentit, që kalon sipas tij, edhe terrorizmin, duke iu bërë kështu thirrje të gjithë vendeve të reagojnë fuqishëm për ta izoluar.
“Për të qenë i sinqertë, një virus është më i fuqishëm në krijimin e trazirave politike, ekonomike dhe sociale sesa çdo sulm terrorist. Ky është një armik i zakonshëm dhe ne duhet ta luftojmë atë duke përdorur mundësitë dhe ta luftojmë atë. Ne nuk duhet ta humbim këtë mundësi. Nëse e humbasim, do të pendohemi”,-ka thënë Ghebreyesus.
Në Kinë një pjesë e personave u kthyen ditën e hënë në punë, por një pjesë e mirë e qyteteve dhe bizneseve janë të mbyllura. Në Hubei, zonën që shpërtheu për herë të parë virusi, gjithçka është e mbyllur./ Opinion.al