Është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në Poloni. Lajmi për vdekjen e 57-vjeçares është konfirmuar nga nënkryetari i komunës të Poznan, Jedrezaj Solarski.
Ndërkohë, numri i të infektuarve në Poloni ka shkuar në 47, ndërsa rreth 100 persona ndodhen në karantinë.
Si masë parandaluese qeveria ka urdhëruar që të gjitha manifestimet të anulohen, gjithashtu shkollat, muzetë, teatrot dhe kinematë janë mbyllur për një periudhë prej dy javësh, për të minimizuar në këtë mënyrë mundësinë e infektimit me virusin që ka alarmuar botën./ Opinion.al