Është regjistruar viktima e parë nga koronavirusi në Hungari. Mësohet se personi që ka humbur jetën është një burrë 75-vjeç.
Autoritetet hungareze janë shprehur se 75-vjeçari vdiq pasi ishte dërguar në spital dhe dyshohej se ishte i infektuar nga koronavirusi. Sipas mjekëve viktima kishte shenja të pneumonisë.
Deri më tani, në Hungari janë raportuar 32 raste pozitive me koronavirusin e ri. Autoritetet hungareze kanë njoftuar se 159 persona të tjerë gjenden në karantinë.
Në përgjigje për të penguar përhapjen e koronavirusit, Hungaria ka mbyllur kufijtë tokësorë me Austrinë dhe Slloveninë. Po ashtu në këtë shtet janë mbyllur të gjitha shkollat dhe janë vendosur kufizime mbi tubimet publike./ Opinion.al