Koronavirusi ka alarmuar të gjitha vendet e botës, ndërsa shumë shtete kanë konfirmuar viktima dhe persona të infektuar.
Ndërkohë, Britania e Madhe ka konfirmuar sot viktimën e parë nga koronavirusi, ndërsa 116 persona janë konfirmuar se janë të infektuar.
Mësohet se pacienti që ndërroi jetë është një i moshuar, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje në lidhje me moshën e saktë apo identitetin e viktimës.
Ndërkohë të prekurit nga virusi vdekjeprurës në Britaninë e Madhe janë konfirmuar në Angli, Uells, dhe në Irlandën Veriut.
Ndërkohë, qeveria ka shtuar masat në pika kufitare si dhe në ambientet spitalore, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë këshillat e mjekëve/ Opinion.al