Ka shkuar në 80 numri i personave që kana humbur jetën për shkak të koronavirusit në Kinë, ndërkohë mbi 3000 mijë persona janë konfirmuar se janë prekur nga ky virus.
BBC njofton se në kuadër të masave për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit është izoluar Wuhan, e cila është dhe zona ku lindi koronavirusi. Bëhet me dije se dhe për disa qytete të tjera autoritetet kanë vendosur ndalime të udhëtimit.
Po ashtu, pushimi kombëtar për vitin e ri është zgjatur me tre ditë, për të shmangur shpërndarjen e virusit. Kryeministri kinez Li Keqiang vizitoi Wuhan, kryeqytetin e provincës Hubei dhe qendrën e shpërthimit.
Numri i vdekjeve në provincën Hubei është rritur nga 56 në 76. Të paktën 44 raste janë konfirmuar jashtë vendit, përfshirë në Tajlandë, Shtetet e Bashkuara dhe Australi. Por, deri më tani nuk asnjë person nuk ka humur jetën jashtë Kinës nga ky virus.
Koronavirusi shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe nuk ka kurë ose vaksinë specifike. Shumica e vdekjeve kanë qenë të moshuar ose ata me probleme frymëmarrjeje para-ekzistuese./ Opinion.al