Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirusi rrezikon mbylljen e puseve të naftës

2020/04/12 at 2:51 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Koronavirusi rrezikon mbylljen e puseve të naftës

A do të rezultojë koronavirusi vdekjeprurës për sektorin e naftës, apo ky sektor do t’i mbijetojë pandemisë globale? Për Shqipërinë, kjo pyetje ndërlikohet nga disa faktorë. Duke qenë se nuk ka një parashikim se kur do të mbarojë pandemia dhe me çmimin e naftës që ka rënë me 15 deri 20 lekë për litër deri në këtë moment në pikat e shitjes me pakicë (karburantet), pasi automjetet avionët dhe njerëzit “janë parkuar” në shtëpi, garazhe dhe në tokë, padyshim që vështirësia është shumë e madhe.


A mundet industria prodhuese e naftës të mbahet në këmbë pa asnjë mbështetje financiare nga shteti për pagat e punonjësve dhe për më tepër kur prodhimi teorikisht vazhdon, por realisht kapacitetet akumuluese dhe rezervat janë të mbushura për shkak të mosshitjes dhe rënies së kërkesës në treg?

Problem i mprehtë është edhe orientimi i investitorëve me kapitale të konsiderueshme drejt diversifikimit të burimeve të energjisë, që do të thotë se industria tradicionale e naftës mund të mos mbështetet më me të njëjtat kapitale. Kjo për shkak të krizave ciklike dhe luhatjes së vazhdueshme të qëndrueshmërisë në tregje të çmimit të naftës pas çdo krize. Në kushtet e vendit tonë, kur sektori i naftës ka me mijëra të punësuar dhe “ari i zi” përbën burim strategjik të ardhurash për vendin, gjendja duket e zymtë, të paktën për momentin.

Kompania Bankers Petroleum, prodhuesi më i madh i naftës në vend, pohon se për shkak të situatës nga koranivirusi, është i detyruar të ulë prodhimin. Drejtori i Përgjithshëm i Bankers, Xingyun Sun, shpjegoi për “Monitor” se ulja e prodhimit vjen për shkak të vështirësive që po hasen për shitjen e produktit dhe depozitimin e tij. “Bankers është informuar nga blerësi ynë kryesor i naftës së papërpunuar për shpalljen e Forcës Madhore për shkak të zbatimit nga Qeveria e Spanjës e një gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin.

Prandaj kjo kompani, aktualisht nuk është në gjendje të parashikojë se sa do të zgjasë kjo situatë e Forcës Madhore ose të parashikojë efektet e saj të plota, pasi situata aktuale është ende shumë dinamike, që do të thotë se rrethanat po ndryshojnë shpejt”, shpjegon zoti Sun.

Përfaqësuesi i kompanisë Bankers Petroleum shprehet se për të zbutur ndikimin e COVID-19 dhe të ruajë aktivitetet e prodhimit, në terminalin e eksportit në Vlorë janë shtuar depozitat. “Por edhe këto përpjekje, me siguri nuk do të jenë të mjaftueshme për të lejuar kompaninë të vazhdojë prodhimin në nivelet tona maksimale, dhe për këtë arsye Bankers nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të zvogëlojë vëllimet tona ditore të prodhimit në një përpjekje për të shmangur situatën, duke qenë se te gjitha depozitat janë plot”, shpjegon Xingyun Sun.

Edhe Alban Peza, administrator i shoqërisë “Anio Oil& Gas” sh.a., tha për “Monitor” se nëse situata nuk zgjidhet shpejt, “parashikohet që ecuria të jetë e vështirë deri në ndaljen e plotë e punës”. Që kjo të mos ndodhë ka disa gjëra që duhen zgjidhur, edhe shumë probleme të tjera praktike me funksionimin e kompanisë në këtë kohë.

Zoti Peza rendit një pas një problemet, që me transportin e punëtorëve nga vendbanimi i tyre drejt puseve në prodhim, që nga respektimi i distancës edhe brenda mjetit që i transporton punonjësit dhe më tej, te vështirësia objektive për të mos reduktuar ditët e punës dhe problemet sociale që do t’u shkaktohen punëtorëve nga ndërprerja e plotë e marrëdhënieve të punës në një situatë të shpalljes së forcës madhore nga Covid-19 e deri tek shmangia e dëmeve të nëntokës.

“Ne kemi ndalur gati 70% të puseve. Në punë janë mbajtur vetëm ato puse që i përkasin kapeles gazore, që të mos krijojnë probleme. Nga institucionet shtetërore mund të thuhet që iu është lejuar puna, por problemi mbetet tek i gjithë zinxhiri, pasi nuk kemi ku e çojmë naftën e prodhuar dhe asnjë nga kompanitë prodhuese nuk ka kapacitete depozituese për periudha më shumë se një muaj, në rastin më të mirë. Nafta bruto është një produkt që kontraktohet nga shitja e prodhimit në terma afatgjatë pikërisht për të mos u futur në kolaps prodhimi, pasi depozitimi i saj në sasi të mëdha dhe për periudha afatgjata, është krejtësisht i pamundur”, shprehet përfaqësuesi i kompanisë “Anio Oil &Gas”

Si të mos mjaftonin të gjitha këto, kompania ende nuk ka marrë një zgjidhje nga shteti për sa i përket marrëdhënies me Albpetrolin për prodhimin paraekzistues. Kjo pasi në marrëveshjen e licencës, parashikohet që në kushtet e forcës madhore, prodhimi ndërpritet dhe për rrjedhojë nuk llogaritet prodhimi paraekzistues për Albpetrolin.

Por me sa duket, edhe kompania shtetërore Albpetrol nuk disponon kapacitete depozituese për prodhimin e kompanive të naftës në këtë periudhë, pavarësisht se kjo do të rriste të ardhurat nga qiratë. Duhet përmendur fakti që një pjesë e konsiderueshme e depozitave shtetërore kanë dalë jashtë funksionimit, për shkak të amortizimit në vite, – shpjegojnë ekspertët e sektorit të naftës. Në faqen zyrtare të kompanisë është njoftuar mbajtja e ankandit më datë 8 prill 2020 për shitjen e 117.639 tonë naftë bruto. Kjo është rishpallje ankandi, pasi në muajin shkurt, ankandi i shitjes u anulua për shkak të mungesës të ofertuesve. Si procedurë, çmimi i shitjes të naftës nuk përcaktohet në ditën e zhvillimit të ankandit, por në momentin që nisin transaksionet financiare.

Prodhimi i kompanive

Shqipëria prodhoi 1.004.998 tonë naftë bruto në vitin 2019 dhe 910.000 tonë për vitin 2018, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN). Në vitin 2019, prodhimi u rrit me 10%. Prodhuesi më i madh i naftës në vend është kompania Bankers Petroleum, e cila u ble në mesin e vitit 2016 nga kompania Geo Jade e Kinës. Në vitin 2019, kompania prodhoi 885.692 tonë naftë duke zënë 88.1% të totalit të prodhimit vendas.

Kompania shtetërore Albetrol, në 2019, prodhoi 75.415 tonë naftë, duke zënë 7.5% të totalit të prodhimit vendas. Aktualisht kompania prodhon në 5 vendburime: Patos, Ballsh, Kuçovë, Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë. Në 6 vendburime të tjera nafte, Albpetrol është partner me kompani private koncesionare.

Prodhimi vjetor i shoqërisë ANIO për vitin 2019 ka qenë 24.439,785 tonë, ose 153.970,645 fuçi. Së bashku me prodhimin e shoqërisë Albpetrol sh.a në vendburim, prej 1058 tonë, prodhimi i vitit 2019 në vendburimin Ballsh-Hekal rezulton në vlerën 25.497,98 tonë. Ky është prodhimi më i lartë i realizuar në këtë vendburim që prej vitit 1997.

Prodhimi i kompanive të tjera ishte më pak se 1 apo 2%, konkretisht “Sherwood International” prodhoi 1.172 tonë naftë, apo sa 0.11% e totalit të prodhimit vendas, “Terra Oil Swiss” prodhoi 17.778 tonë, apo 1.77% ndaj totalit të prodhimit, “Fin-Pek” prodhoi 502 tonë sa 0.04% e totalit të prodhimit.

Sipas këtyre të dhënave, në vitin 2019, u eksportuan 631.473 tonë naftë, kurse në vitin 2018 u eksportuan 568.728 tonë naftë. Eksporti i naftës bruto u rrit 11%. Më shumë se gjysma e naftës në vend eksportohet e papërpunuar dhe industria renditet e dyta nga eksportet.

ARMO mbetet e bllokuar

Ndalimi i punës të ARMO-s nuk është për shkak të pandemisë globale, por për shkak të mosmarrëveshjeve me kompaninë Bankers Petroleum për furnizimin me naftë, sipas përfaqësueses të kompanisë “Allum Enterprises”, Marigona Metaj.

Kompania ka mbyllur punën që nga shtatori 2019. “Me këtë çështje është duke u marrë edhe Autoriteti i Konkurrencës, ku ka nxjerrë të gjitha vendimet dhe vetë ky autoritet e sheh që kompania po abuzon me pozitën dominuese”. Sipas zonjës Metaj, pas fikjes së rafinerisë, kompania ka paguar pagat e rreth 900 punonjësve deri në dhjetor 2019.

Që nga viti 2008, kur ARMO u privatizua nga grupi “Taçi Oil”, ka rezultuar problematik, duke u mbyllur disa herë në këto 10 vitet e fundit. Por në këto vite u dëshmua se prodhimi me kapacitet të plotë i rafinerisë përpunuese, ndikon direkt tek importi i naftës. Nëse rafineria nuk punon ndodh e kundërta. Në vitin 2017, kur rafineria punoi me kapacitet të plotë, importi i naftës ra 21%. Sipas të dhënave të Ministrisë të Financave, për vitin 2019 importi i naftës ishte 520 mijë tonë/vit. Për vitin 2018, u importua 500 mijë tonë naftë dhe në vitin 2017, kur rafineria u vu në punë, importet u ulën në 400 mijë tonë. /monitor.al



Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
COVID-19/Pas 10 ditësh radhazi Maqedonia e Veriut nuk raporton sot viktima

COVID-19/Pas 10 ditësh radhazi Maqedonia e Veriut nuk raporton sot viktima

“Kjo pandemi nuk është luftë”, Presidenti gjerman mban fjalimin e rrallë

"Kjo pandemi nuk është luftë", Presidenti gjerman mban fjalimin e rrallë

Pse shpërthimi i SARS-it më 2003 ka qenë më pak vdekjeprurës?

Pse shpërthimi i SARS-it më 2003 ka qenë më pak vdekjeprurës?
















TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com