Koronavirusi vijon të përhapet në Kosovë, duke shkaktuar viktima dhe dëme të rënda në ekonomi.
Ndërkohë, për t’i ardhur në ndihmë këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora së fundmi i është bashkuar nismës që quhet “Një Kafe si Flutur”. Kjo për të mbledhur para që do të shkojnë në ndihmë të Kosovës në luftën kundër Covid-19.
Këngëtarja u shpreh se do të mbledhë fonde për të ndihmuar sistemin shëndetësor të Kosovës gjatë pandemisë. “Mos dil për kafe, por rri në shtëpi për të ndihmuar sistemin shëndetësor” -u shpreh Rita./ Opinion.al