Klubi i Valencias në Spanjë ka konfirmuar 5 të prekur nga koronavirusi.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit ku thuhet se personat e prekur janë në kushte të mira shëndetësore.
“Valencia CF bën m dije se janë konfirmuar pesë raste pozitive me COVID-19 në mesin e stafit dhe lojtarëve. Të gjithë këta persona janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i janë bindur masës për vetëizolim në shtëpi”, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Valencia bëhet kështu klubi i parë i futbollit që preket nga koronavirusi në La Liga. Kampionarti spanjoll ka mbyllur dyert si pasojë e pandemisë e cila ka goditur rëndë edhe Spanjën. Më parë ishte karantinuar ekipi i Realit të Madridit por ende në kampion e ‘los blancos’ nuk ka të konfirmuar me COVID-19.
Spanja është vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi pas Italisë, e cila ka konfirmuar tashmë 3 ekipe, pjesëtarët e të cilëve kanë rezultuar pozitiv, Juventus, Sampdoria dhe Fiorentina. /Opinion.al