Vetëm pak ditë më parë ka udhëtuar nga Tirana drejt Berlinit për të realizuar disa xhirime, por aktori Nik Xhelilaj nuk ka mundur të kthehet në Shqipëri për shkak të bllokimit të udhëtimeve, pas situatës së krijuar nga koronavirusi.
Xhelilaj ka treguar në një lidhje me skype në “Opinion”, se në Berlin situata duket deri diku normale, ndonëse më një kufizim të numrit të qytetarëve që lëvizin në mjetet e transportit urban.
“Në Berlin, situata duket normale. Megjithatë në zonën e qendrës ku unë banoj dhe që zakonisht është e populluar me turistë, ajo që ndjeva unë ishte që sot fillova të shikoj fytyrta e komshinjve, pasi turistët ishin larguar. Ndërkohë shokët më thonë, që në zonat që janë më trend, aty njerëzit janë nëpër parqe, me zgara dhe organizime”, tha Xhelilaj, ndërsa shtoi se edhe ai vetë tregohet i kujdesshëm kur del, duke respektuar distancat./Opinion.al