Ka shkuar në 383 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 raste të reja. Numri i rasteve të reja sot është më i ulëti në ditët e fundit.
Në vendin tonë kanë kanë humbur jetën nga koronavirusi 22 persona. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Elbasan, Korçë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
-Tiranë 181 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 11 raste
– Fier 26 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 44 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste