Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirusi në Shqipëri, mjeku jep 10 këshilla për qytetarët

2020/03/09 at 8:38 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Koronavirusi në Shqipëri, mjeku jep 10 këshilla për qytetarët

Shqipëria ka konfirmuar zyrtarisht dy rastet e para të prekur nga koronavirusi, të cilët aktualisht ndodhen në gjendje të stabilizuar.

Lidhur me këtë situatë, ka reaguar mjeku Tritan Kalo, i cili ka dhënë 10 këshilla të rëndësishme që duhet të zbatohen nga qytetarët.

Teksa liston këshillat, mjeku e mbyll reagimin e tij duke shkruar; “Beteja për jetën është e përminutëshme dhe fitimtar në të dalin kurdoherë mendjekthjelltit, vullnetplotët dhe zemërbardhët….. Së bashku do të mundemi t’ja dalim mbanë përsëri  edhe betejës ndaj Covid-19/Sars-Cov-2…Javë të mbarë kudo që frymoni ju bashkëkombasit e mi!!!”

Postimi i mjekut Tritan Kalo

DUKURIA Covid-19/Sars-Cov-2…..Hyrja në skemën e mikroorganizmave sëmundje shkaktuese me impakt shumë të madh shtrirjeje dhe lëndimesh të jetëve njerzore sikundër ishte Novel-Coronavirus/Covid-19/Sars-Cov-2, është bërë epiqendra e lajmeve vizive e të shkruajtura, si dhe e diskutimeve tona të përditëshme profesionale apo jo….Një rol jo të pakët në këtë drejtim kanë luajtur edhe lajmet jo të mirëbazuara, të bëra nga mosdija apo keqdashësija, POR që gjithqysh kanë ndikuar në shtimin e shkallës së ankthit e të PANIKUT në shoqërinë tonë…..PARËSORE në përballjen me këtë sëmundje mbeten këshillat për

1- HIGJENËN personale (larja e duarve shpesh dhe jo me pak se 20-30 sekonda) dhe atë kolektive

2- MOS GRUMBULLIMI jo i domozdoshëm në mjediset publike e në të tjera mjedise,

3- PËRKUJDESI për “higjenën e të teshtiturës dhe të kolliturës”

4- RUAJTJA e njomësisë së fytit me pirje të herë-pas-herëshme të sasive të vogla uji

5- USHQIMI i variueshëm, kuptohet edhe sipas edhe mundësive financiare, i pasur me vitamina C, D, A,

6- të PATURIT në vëmëndje e mos frekuentimit të shkollave, e qëndrave të punës në rast shënjash klinike gripngjasuese (teshtitje, kollë, dhimbje koke, temperaturë),

7- VETËIZOLIMI 14 ditor për personat që vinë nga vënde të prekura dhe me raste të transmetimit komunitar të sëmundjes, harta e të cilave është zgjeruar që nga Kina e deri në Itali,

8- KONTAKTIMI me Shërbimin e Urgjencës Kombëtare me numurin 127, NËSE ai/ajo ka shënja të tilla si temperatura, tështitje e kollë, vështirësi në frymëmarje, dhe mos ardhja direkte në spital,

9- KUJDESI ndaj individëve mbi 65 vjeç dhe ndaj mjekimit të rregullt të sëmundjeve kronike që shumë prej tyre kanë: sëmundje kronike të zemrës, të veshkave, të mëlçisë, të mushkërive (sidimos të sëmurët me SPOK), të kyçeve, etj, si grupi më i rrezikuar për të bërë ndërlikime në rast infektimi nga Covid-19/Sars-Cov-2,

10- VETËKONTROLLI e mos panikimi për një situatë detyrimisht kalimtare të kërcënimit epidemiologjik të popullatës…NUK ka asnjë fshehje të realitit dhe gjithkush do të vihet në dijeni, që më rastin më të parë të izolimit të këtij shkaktari në Shqipëri….

Të mos harojmë se NË NDËRKOHË që Covid-19/Sars-Cov-2 ka marë jetët e mbi 3600 individëve, në të njejtin hark kohor ne mbarë BOTËN janë humbur jetët e miliona të tjerëve nga të tjera sëmundje apo arësye: DUHANI ka vrarë mbi 8.000.000 individë, GRIPI stinor mbi 500.000 të tjerë, AKSIDENTET kanë vrarë mbi 55.000.0000, nga AIDS kanë humbur jetën mbi 770.000 vetë, nga MALARIA mbi 450.000 të tjerë ( në çdo 2 minuta humb jetën një fëmijë nga kjo sëmundje)…..

BETEJA për jetën është e përminutëshme dhe fitimtar në të dalin kurdoherë mendjekthjelltit, vullnetplotët dhe zemërbardhët…..

SË BASHKU do të mundemi t’ja dalim mbanë PËRSËRI edhe betejës ndaj Covid-19/Sars-Cov-2…Javë të mbarë kudo që frymoni JU bashkëkombasit e mi!!!/ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Koronavirusi/ Kina shënon numrin më të ulët të rasteve të reja

Koronavirusi/ Kina shënon numrin më të ulët të rasteve të reja

Koronavirusi prek Shqipërinë, ISHP: 5 mënyra për të mbrojtur familjen tuaj

Koronavirusi prek Shqipërinë, ISHP: 5 mënyra për të mbrojtur familjen tuaj

Koronavirusi/ Këshillat e rreme shëndetësore që po mashtrojnë qytetarët

Koronavirusi/ Këshillat e rreme shëndetësore që po mashtrojnë qytetarët

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com