Pas situatës së krijuar nga koronavirusi, Ministria e Jashtme ka udhëzuar të gjithë qytetarët që kanë planifikuar udhëtime, t’i anulojnë ato, nëse s’janë domosdoshmërisht të nevojshme për ta apo familjarët e tyre.
Minsitria bën me dije se një pjesë e konsiderueshme e linjave të fluturimit i kanë anuluar fluturimet për në aeroportin e Rinasit dhe disa shtete kanë ndaluar kalimin tranzit përmes aeroporteve të tyre, si dhe qarkullimin e të huajve në territorin e tyre.
Sa i përket shërbimeve konsullore të nevojshme, Ministria thotë se qytetarët duhet të drejtohen në platformën e shërbimeve konsullore online, në faqen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe në Portalin Qeveritar e-Albania.
MEPJ i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të kontaktojnë me përfaqësitë në vendin ku ndodhen, në numrat e tyre të emergjencës./ Opinion.al