Në Itali janë shënuar 114 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, një rënie krahasuar me dje, kur ishin regjistruar 169 raste të reja.
Në total, personat e prekur nga Covid-19 në vendin fqinj janë 243 344.
Në 24 orët e fundit ka pasur edhe 17 viktima, shifër më e lartë sesa dje (13). Gjithsej, Italia regjistron 34 984 viktima nga koronavirusi.
Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 335 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 195 441.