Mbrojtja Civile në Itali njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar mbi 230 raste të reja me koronavirus, një rritje e shifrave krahasuar me ditën e djeshme (162).
Viktimat janë 20, edhe kjo shifër më e lartë sesa ajo e djeshmja, kur u shënuan 13 viktima nga Covid-19.
Rastet në total kanë shkuar në 243 736, ndërsa numri i viktimave i ka kaluar 35 000.
Ndërkohë, të shëruarit në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë 230 persona.