Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirusi në ekonomi, PD: Qeveria të miratojë pa vonesë paketën e re

2020/04/09 at 3:26 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzat ndaj Valdrin Pjetrit, PD: Çfarë dëshmon rrëzimi i Ramës në Shkodër

Partia Demokratike ka deklaruar sot se mbështet kërkesën unanime të biznesit për ndërhyrje emergjente financiare për të shpëtuar nga mbyllja e dhjetëra mijëra vendeve të punës për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.


Nënkryetari i kësaj partie Edmond Spaho, shprehet se qeveria duhet të miratojë pa vonesë paketën e re, pasi çdo ditë që kalon është një ditë pa oksigjen për ekonominë e mijëra familjeve!

Deklarata e Edmond Spahos

Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që masat shtrënguese për qytetarët nuk i ka shoqëruar me masa të plota lehtësuese për ta. Megjithëse jemi në javën e pestë të shpërthimit të epidemisë, paketa e qeverisë, megjithëse anemike dhe gjysmake, akoma nuk është zbatuar.

Biznesi i vogël që punëson me qindra mijëra qytetarë është më i prekuri, pasi pjesa më e madhe është përjashtuar nga paketa e ndihmës.

Prej të paktën dy javësh i kemi kërkuar qeverisë që të miratojë një paketë tjetër, por akoma nuk ka asgjë konkrete. Qeveria vepron shumë ngadalë, qeveria jep shumë pak.

Edhe përfaqësuesit e biznesit njëzëri kanë kërkuar të veprohet, pasi vonesa e qeverisë në shpalljen dhe zbatimin e një pakete të dytë shtesë po i shtyn ata drejt falimentit dhe mijëra të punësuar drejt papunësisë!

Partia Demokratike mbështet plotësisht përfaqësuesit e dhomave të tregtisë, industrisë dhe shoqatat e sipërmarrjes private në Shqipëri në kërkesën unanime për ndërhyrje emergjente financiare, në mënyrë që të dhjetëra mijëra vende pune të mos mbyllen.

Kërkesat e biznesit, njësoj si propozimet e bëra prej nesh, janë të ndershme. Ato duhet të dëgjohen nga qeveria.

Çdo biznes i prekur nga masat antiCOVID duhet të përfitojë përjashtim apo shtyrje të pagesave për detyrimet fiskale qendrore apo lokale.

Qeveria duhet të subvencionojë qiratë, të paktën në masën 50%. Këtë e bën Kosova prej gati një muaji. Këtë ka mundësi financiare ta bëjë edhe Shqipëria, nëse qeveria ndihmon realisht bizneset dhe jo koncesionet e oligarkëve.

Qeveria duhet të subvencionojë pagat e punonjesve per bizneset që kane renie te ndjeshme te prodhimit dhe shitjeve te tyre. Kjo masë ndihmon mbajtjen hapur të vendeve të punës.

Qeveria duhet të rishikojë skemën e garancisë sovrane për të lehtësuar realisht biznesin me kërkesa të thjeshtuara dhe norma interesi që përballohen nga buxheti.

Qeveria ka para për të realizuar këto kërkesa që mbajnë hapur qindra mijëra vende pune. Mjafton që Edi Rama të sakrifikojë aferat e 10 klientëve të tij me 120 milionë euro koncesione dhe të sakrifikojë shpenzimet e luksit për zyra e fasada.

Qeveria duhet ta miratojë pa vonesë paketën e re! Çdo ditë që kalon është një ditë pa oksigjen për ekonominë e mijëra familjeve!. Paketa e re duhet të jetë reale, që nuk ka në fokus propagandën, por që ndihmon vërtet biznesin dhe shpëton mijëra vende pune sot në rrezik!/ Opinion.al



Ju sugjerojmë

SPAK i sekuestroi pasurinë në Sarandë e Tiranë, belgu Dries Lonneux: S’mund të flas sepse kam familjen…
Kronikë

Vrasja e Klevis Lleshit/ SPAK: Aurel Hoxha pagoi 50 mijë euro për ekzekutimin e tij

26 Shtator, 2025 3:26 pm
Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve
Kryesore

Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve

26 Shtator, 2025 3:23 pm
PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës
Kryesore

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës

26 Shtator, 2025 2:35 pm
Moldavia akuza Rusisë, paguan priftërinj ortodoksë për të ndikuar në zgjedhje
Bota

Moldavia akuza Rusisë, paguan priftërinj ortodoksë për të ndikuar në zgjedhje

26 Shtator, 2025 2:14 pm
Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros
Bota

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

26 Shtator, 2025 1:56 pm
Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…
Kryesore

Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…

26 Shtator, 2025 1:09 pm
Këshilltari i Sarkozy i kërkon Macron-it të falë ish-presidentin
Bota

Këshilltari i Sarkozy i kërkon Macron-it të falë ish-presidentin

26 Shtator, 2025 12:43 pm
Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte
Bota

Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte

26 Shtator, 2025 12:37 pm
U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës
Aktualitet

U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës

26 Shtator, 2025 11:28 am
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Politikë

Trump kërkon që FIFA dhe UEFA mos përjashtojnë Izraelin nga eventet e futbollit

26 Shtator, 2025 10:47 am
Para
Basha: Qytetarët kanë nevojë për para, ja ku t’i gjejë qeveria

Basha: Qeveria të ofrojë asistencë shëndetësore në Luginën e Preshevës

Opinion- Pandemia, shkencëtarët shqiptarë nëpër botë!

Opinion- Pandemia, shkencëtarët shqiptarë nëpër botë!

Koronavirusi/ Rekord i zi në SHBA

Koronavirusi/ Rekord i zi në SHBA
















TE FUNDIT

Vrasja e Klevis Lleshit/ SPAK: Aurel Hoxha pagoi 50 mijë euro për ekzekutimin e tij

SPAK i sekuestroi pasurinë në Sarandë e Tiranë, belgu Dries Lonneux: S’mund të flas sepse kam familjen…
26 Shtator, 2025

SPAK ka dalë në një njoftim zyrtar për vrasjen e Klevis Lleshit, në gusht të viti 2020. Sipas Prokurorisë së...

Lexo më shumë

Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve

Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve
26 Shtator, 2025

Pasi shkarkoi Erjon Veliajn dhe formoi grupin e fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet me në krye Belinda...

Lexo më shumë

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës
26 Shtator, 2025

PD kërkon një mocion me debat në parlament për prioritet e shpallura të Qeverisë në programin politik të saj, si...

Lexo më shumë

Moldavia akuza Rusisë, paguan priftërinj ortodoksë për të ndikuar në zgjedhje

Moldavia akuza Rusisë, paguan priftërinj ortodoksë për të ndikuar në zgjedhje
26 Shtator, 2025

Moldavia, një vend që fitoi pavarësinë nga BRSS në vitin 1991, thuhet se është përsëri nën presion të fortë nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com