Qeveria ka marrë masa drastike, pas situatës së krijuar nga koronavirusi në Shqipëri.
Lidhur me këto masa, Ministria e Drejtësisë, ka kërkuar bashkëpunimin e institucioneve shtetërore në marrjen e masave për të aplikuar politika që do të çojnë në dënime alternative.
Kjo kërkesë bëhet me qëllimin për parandalimin e rritjs së numrit të të burgosurve dhe të paraburgosurve.
“Kërkojmë angazhimin tuaj maksimal për të vepruar në një kohë sa më të shpejtë, me qëllim parandalimin e rritjes së numrit të personave që vuajnë dënimin në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe infektimin e tyre nga personat që futen rishtazi”, shprehet Ministria e Drejtësisë./ Opinion.al