Shqipëria konfirmoi gjatë orëve të mbrëmjes dy rastet e para të prekur nga koronavirusi, ndërsa Itali është vendi më i prekur në Europë.
Lidhur me situatën e krijuar nga koronavorusi, Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër homologut të tij italian, ku shpreh solidaritet dhe ngushëllime për viktimat e shkaktuar nga koronavorusi.
Presidenti Meta ka shprehur mbështetjen e tij për masat e detyruara të marra nga autoritetet Italiane dhe i vlerëson ato si mjaft të rëndësishme, jo vetëm për Italinë por dhe për të gjithë rajonin.
Meta ka deklaruar se autoritetet shëndetësore mes dy vendeve duhet të forcojnë bashkëpunimin për përballimin e virusit./ Opinion.al