Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirusi/ Meta bën thirrje për aplikimin e masave të “zonës së kuqe”

2020/03/08 at 4:12 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë po paralajmëron Ilir Meta:  Ky është “rreziku i vërtetë rus”

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kërkuar që në Shqipëri të aplikohen masat e “zonës së kuqe” për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Në një apel publik Presidenti kërkon që të forcohen masat parandaluese si dhe të rritet buxheti për përballimin e situatës dhe sigurimin e mbrojtjes së personelit mjekësor.

Në apelin e tij publik, Meta thotë se ka kërkuar marrjen e masave që më 31 janar kur Italia kishte vetëm dy raste të konfirmuara.

Duke marrë shkasë nga gjendja e rënduar tashmë në Itali por edhe me rritjen e rasteve në Greqi, Meta kërkon që të aplikohet një regjim i cili kufizon lëvizjen dhe rrit në maksimum kontrollin në zona të caktuara.

“Kam ndjekur me shqetësim të madh zhvillimet lidhur me pandeminë e coronavirusit, që për fat të keq janë rënduar së tepërmi, kur të gjithë do të donim që të ndodhte e kundërta.

Në 31 janar të këtij vitit kam tërhequr publikisht vëmendjen për marrjen e masave sanitaro-epidemiologjike shumë të forta nga vendi ynë, edhe pse atëhere Italia kishte vetëm 2 të prekur nga coronavirusi.

Sot situata paraqitet shumë më e rënduar në të gjithë botën, ku rezultojnë 106 vende të prekura, ndërsa Italia veçanërisht ka një rëndim ekstrem me mbi 5061 raste dhe rreth 233 vdekje.

Duke vlerësuar:

– kete situatë shumë serioze epidemiologjike rajonale;

– faktin që situata në Itali është rënduar duke kapërcyer edhe “Zonën e kuqe”, me përshkallëzim në të gjithë territorin e saj me një mortalitet të lartë rreth 4,4%, dhe imponuar marrjen prej saj të masave shumë të forta kufizuese;

–  rritjen shumë të shpejtë të rasteve të infektuara në Greqi;

– shfaqjen e rasteve të coronavirusit edhe në vende të tjera të rajonit tonë që rezultonin te paprekura;

– në informacionin që Organizata Botërore e Shëndetësisë jep për karakteristikat e këtij virusi e rreziqet serioze që ai paraqet;

Apeloj:

Është emergjente forcimi maksimal i masave parandaluese sanitaro-epidemiologjike; 

Për shkak se gjendja në Itali por edhe përhapja në rritje në Greqi, dy vende me të cilat kemi shkëmbimet më intensive, imponon aplikimin e masave të “Zonës së Kuqe”, si ato të marra në Itali, aplikimin e të gjitha kufizimeve e veprimeve që ky regjim kërkon, si dhe marrjen e masave organizative energjike dhe të monitoruara 24 orë në 24;

Vënien në dispozicion të financimit të plotë, shumë më të madh se ai i deritanishëm, për përballimin e situatës si dhe sigurimin e mbrojtjes së plotë dhe efikase të të gjithë personelit mjeksor të mobilizuar për përballimin e situatës;

Angazhimin e të gjithë kualiteteve njerëzore shkencore, por edhe të atyre me eksperiencë në fushën e epidemiologjisë e higjenës, qofshin edhe jashtë shërbimit aktiv”, thotë Meta në apelin e tij. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit
Aktualitet

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit

19 Korrik, 2025 9:26 pm
Kumbaro me homologun kroat: Ndamë së bashku vizionin e zhvillimit të turizmit
Aktualitet

Kumbaro me homologun kroat: Ndamë së bashku vizionin e zhvillimit të turizmit

19 Korrik, 2025 9:03 pm
VIDEO/ Pushuesi në Ksamil dhunohet në sy të fëmijës
Aktualitet

VIDEO/ Pushuesi në Ksamil dhunohet në sy të fëmijës

19 Korrik, 2025 8:24 pm
Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën
Aktualitet

Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën

19 Korrik, 2025 8:15 pm
Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!
Aktualitet

Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!

19 Korrik, 2025 8:06 pm
Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa

19 Korrik, 2025 7:42 pm
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive

19 Korrik, 2025 7:13 pm
Zjarr në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë/ Kërkohet ndërhyrje nga ajri
Aktualitet

Zjarr në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë/ Kërkohet ndërhyrje nga ajri

19 Korrik, 2025 6:41 pm
Kurti dhe Limaj takohen,s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve
Rajoni

Kurti dhe Limaj takohen,s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

19 Korrik, 2025 6:24 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Ra në kontakt me rrymën elektrike e u rrëzua nga skela, humb jetën i riu në Shëngjin

19 Korrik, 2025 6:01 pm
Para
Koronavirusi/ Rritet numri i të prekurve në Greqi teksa qeveria merr masat

Koronavirusi/ Rritet numri i të prekurve në Greqi teksa qeveria merr masat

Gruaja e shqiptarit që vrau vajzën fajëson sistemin shëndetësor australian

Gruaja e shqiptarit që vrau vajzën fajëson sistemin shëndetësor australian

Milani nuk ja del dot pa tifozë, humb ndaj Genoa-s

Milani nuk ja del dot pa tifozë, humb ndaj Genoa-s

TE FUNDIT

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit
19 Korrik, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur në një takim deputetin dhe një nga drejtuesit e Forza Italia, Alessandro...

Lexo më shumë

Kumbaro me homologun kroat: Ndamë së bashku vizionin e zhvillimit të turizmit

Kumbaro me homologun kroat: Ndamë së bashku vizionin e zhvillimit të turizmit
19 Korrik, 2025

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot një takim me ministrin e Turizmit të Malit të Zi, Tonči...

Lexo më shumë

VIDEO/ Pushuesi në Ksamil dhunohet në sy të fëmijës

VIDEO/ Pushuesi në Ksamil dhunohet në sy të fëmijës
19 Korrik, 2025

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur këtë të shtunë në plazhin e Ksamilit. Siç shihet edhe nga pamjet e Klan...

Lexo më shumë

Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën

Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën
19 Korrik, 2025

Turizmi me kamper është kthyer në një trend në rritje. Liria e lëvizjes, afërsia me natyrën dhe kostoja më e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com