Edhe pse është në vendin e pestë në botë përsa i përketë numrit të viktimave nga koronavirusi, Franca ka vendosur që duke filluar nga sot të lehtësoj masat kufizuese pas 8 javesh izolim.
Mësohet se nga kjo e hënë Franca dyqanet dhe parukeritë, të cilat ishin mbyllur për shkak të koronavirusit.
Po ashtu, nga sot miliona francezë mund të dalin për aktivitetet e përditshme, pasi qeveria vendosi të lirojë disa nga masat shtrënguese.
Dyqanet dhe sallonet e flokëve do nisin aktivitetin, ndërsa njerëzit mund të dalin pa leje nga qeveria, përveç udhëtimeve për mbi 100 km (62 milje), të cilat lejohen vetëm për arsye profesionale, funerale ose kujdesi për të sëmurët.
Qeveria e Presidentit Emmanuel Macron vendosi të heqë bllokimin pasi numri i pacientëve në kujdes intensiv, referencë kryesore e aftësisë së spitaleve për të përballuar epideminë, ra në më pak se gjysmën e pikut nga 7,000 që qe në fillim të prillit./ Opinion.al