Teksa Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me rritjen e të prekurve nga koronavirusi, në Kinë është shënuar për të dytën ditë numri më i ulët i rasteve të reja.
Sipas të dhënave, mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 40 raste me koronavirus, 36 prej të cilëve ndodhen në Wuhan, epiqendra e përhapjes së virusit, ndërsa 4 personave të tjerë sapo ishin kryer nga Irani.
Aktualisht Në Kinë janë mbyllur 11 nga 16 spitalet e ndërtuara posaçërisht për të prekurit nga koronavirusi në Ëuhan. Bëhet fjalë për qendrat e kurimit ku trajtoheshin pacientët e infektuar që kishin simptoma të lehta./ Opinion.al