Izolimi në shtëpi për shkak të situatës së koronavirusit ka bërë që një 28-vjeçar të tentonte të hidhej nga kati i pestë i një pallati në Durrës.
Sipas informacioneve, i riu ka dashur të dalë jashtë nga shtëpia duke thyer kështu urdhrin e qeverisë dhe rrezikuar një gjobë të majme por bashkëshortja nuk e ka lejuar duke e mbyllur brenda.
28-vjeçari, pasi ka provuar disa herë të dalë, në gjendje të rënduar psikologjike ka tentuar të hidhet nga dritarja por gruaja e tij ka njoftuar policinë e cila i ka ardhur në ndihmë duke e futur sërish brenda në shtëpi. “Doja të hidhesha. Nuk mund të rri dot më brenda”, ka thënë i riu pasi është shpëtuar nga policia.
Në këtë situatë, vlen të theksohet apeli i oganeve shëndetësore, të cilat shprehen se qytetarët duhet të izolohen në shtëpitë e tyre, pasi në këtë mënyrë mbrojnë veten dhe familjarët nga koronavirusi.
Informacion paraprak
Më datë 19.03.2020, rreth orës 15:00, si rezultat i një reagimi të menjëhershëm i sherbimeve të Policisë së Rendit pasi konstatuan se një shtetas po tentonte të vet’hidhej, nga kati i 5 i një pallati, në lagjen nr 1, Durrës, u bë i mundur shpëtimi në kohë i shtetasit S.M.,28 vjeç, i cili ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore./ Opinonal