Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Francë, ku deri më tani numërohen 15 mijë viktima. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 762 viktima të tjera duke e çuar numrin total në 15,729.
Ndërsa 6,730 pacientë ndodhen në terapi intensive. Gjithsej në Francë shënohen 103,573 të infektuar nga koronavirusi.
Franca është vendi i katërt përsa i përketë numrit të viktimave. Presidenti Macron njoftoi ditën e djeshme se masat kufzuese do të vijojnë deri në javëne dytë të muajit maj./ Opinion.al