Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korfuz, ku si pasojë ka humbur jetën një 39-vjeçare shqiptare.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën periferike të Perivolit në jug të Korfuzit, ku për shkaqe ende të paqarta, makina e drejtuar nga 39-vjeçarja ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike, duke shkaktuar vdekjen e saj.
Në vendngjarje ka mbërritur një autoambulancë por ekipet e shpëtimit vetëm kanë konfirmuar vdekjen e 39-vjeçares.
Shërbimi Zjarrfikës ka kryer operacionin për nxjerrjen e trupit të gruas.
Ndërkohë policia jugore e Korfuzit ka nisur një hetim paraprak për zbardhjen e rrethanave të sakta të aksidentit rrugor./Opinion.al