Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koreja e Veriut nis testimin e raketave

2021/09/13 at 3:14 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Koreja e Veriut nis testimin e raketave

Koreja e Veriut kreu provën e parë me raketa në rreth gjashtë muaj. Analistët thonë se raketat me rreze të gjatë veprimi, mund t’i sigurojnë Phenianit një tjetër mënyrë për t’iu shmangur sistemeve të mbrojtjes nga raketat të fqinjëve të tij.


Mediat shtetërore të Koresë së Veriut njoftuan të hënën se raketat me rreze të gjatë veprimi, të prodhuara rishtazi, fluturuan 1,500 kilometra mbi territorin e Koresë së Veriut, përpara se të godisnin me sukses objektivat e tyre.

Në njoftimet mediatike nuk u bë e ditur se për sa raketa bëhej fjalë, por u tha vetëm se provat u kryen të shtunën dhe të dielën.

Në fotografitë e publikuara nga mediat shtetërore të Koresë së Veriut dukej se një nga raketat ishte lëshuar nga një raketëhedhëse lëvizëse, parkuar në një autostradë.

Sipas disa analistëve ajo dukej e ngjashme me raketat amerikane Tomahawk, me një rreze veprimi prej rreth 1,600 kilometrash, të cilat mund të bartin mbushje bërthamore.

Provat me këtë lloj rakete duket të jetë më pak provokuese sesa provat me raketa balistike me rreze të gjatë veprimi ose ndërkontinentale, të afta për të arritur deri në Shtetet e Bashkuara.

Por lëshimi i tyre po shihet si një test për Presidentin amerikan Joe Biden, i cili ka thënë se është i hapur si për diplomacinë ashtu edhe për trysni ekonomike ndaj Phenianit.

Ushtria amerikane tha se ishte në dijeni të provave dhe se po e mban situatën nën vëzhgim e po këshillohet me aleatët dhe partnerët e saj.

“Këto veprime vënë në pah përqendrimin e vazhdueshëm të Phenianit në zhvillimin e programit të tij ushtarak si dhe kërcënimin që ai paraqet për fqinjët e bashkësinë ndërkombëtare”, thuhej në deklaratën e ushtrisë amerikane.

Në një deklaratë për “Zërin e Amerikës”, ushtria e Koresë së Jugut konfirmoi kryerjen e provave, duke thënë se po zhvillon një “analizë të hollësishme në bashkërendim të ngushtë me agjencitë e zbulimit të këtij vendi si dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Kjo është prova e parë me raketa e Koresë së Veriut që nga muaji mars.

Raketat e testuara në fundjavë janë më të vështira për t’u zbuluar sesa raketat balistike që janë testuar zakonisht nga Koreja e Veriut, pasi ato fluturojnë në një lartësi relativisht të ulët dhe mund të kontrollohen gjatë fluturimit.

“Kjo është një lloj tjetër teknologjie prodhuar për të fluturuar nën radarët e sistemeve të mbrojtjes nga raketat ose rreth tyre”, shkruante në një postim në Twitter, Jeffrey Lewis, ekspert në Institutit për Studimeve Ndërkombëtare në Monterey. /VOA

Etiketa: koreja em veriutraketa


Ju sugjerojmë

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…
Emisionet

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…

2 Shkurt, 2026 10:58 pm
Trump pritet të vizitojë Greqinë
Bota

Trump pritet të vizitojë Greqinë

2 Shkurt, 2026 10:51 pm
Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit
-U tha në Opinion

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit

2 Shkurt, 2026 10:38 pm
Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka
Kronikë

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka

2 Shkurt, 2026 10:06 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kap 16 emigrantë në Korçë

2 Shkurt, 2026 8:22 pm
Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit
Kryesore

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit

2 Shkurt, 2026 6:57 pm
“Parkoni Benzat, 5 idiota hedhin bomba molotov”, Balla: Saliun nuk e ka arrestuar Veliaj
Politikë

Balla i shqetësuar për parkimin dysh: Sjellin rrezik aksidentesh

2 Shkurt, 2026 6:40 pm
Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani
Bota

Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani

2 Shkurt, 2026 6:32 pm
PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision
Kryesore

PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision

2 Shkurt, 2026 5:01 pm
Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein
Bota

Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein

2 Shkurt, 2026 4:57 pm
Para
Shahini: Universitetet publike udhëhiqen nga rektorë me punime plagjiaturë

Shahini: Universitetet publike udhëhiqen nga rektorë me punime plagjiaturë

Pandemia, Meta: S’mbahet nën kontroll me orë policore, por me…

Kërkoi informacione për ministrat,Prokuroria i kthen përgjigje Presidentit

Vijojnë kontrollet e rrepta nga policia rrugore, arrestohen 34 shoferë

Policia pezullon 176 leje drejtimi dhe gjobit 4123 shoferë
















TE FUNDIT

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…
2 Shkurt, 2026

Nëpërmjet një video në “Facebook”, kryeministri Edi Rama këtë të hënë rikthehu përsëri në vëmendje kërkesën e gjyqtarëve për të...

Lexo më shumë

Trump pritet të vizitojë Greqinë

Trump pritet të vizitojë Greqinë
2 Shkurt, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon të zhvillojë një vizitë zyrtare në Greqi, tha të dielën ambasadorja e SHBA-së...

Lexo më shumë

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit
2 Shkurt, 2026

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur në një berberhane...

Lexo më shumë

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka
2 Shkurt, 2026

Policia e Lezhës vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com