Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Korçë/ Tentuan të vrisnin një person rreth dy javë më parë, arrestohet 27-vjeçari dhe një nga bashkëpunëtorët

2024/07/07 at 11:32 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Korçë/ Tentuan të vrisnin një person rreth dy javë më parë, arrestohet 27-vjeçari dhe një nga bashkëpunëtorët

Një 27-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim, ka përfunduar në prangat e policisë.

Sipas uniformave blu, mësohet se i riu ishte shpallur në kërkim në lidhje me një ngjarje të ndodhur më 19 qershor ku në bashkëpunim me katër shtetas të tjerë tentuan të vrisnin një person.

“Komisariati i Policisë Korçë, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e personave në kërkim dhe në vijim të punës hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 19.06.2024, në lagjen nr. 17, Korçë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e njërit prej shtetasve të shpallur lidhur me këtë ngjarje, kanë intesifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat nga këto struktura në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

– Andrea Diamandi 27 vjeç, banues në Korçë, pasi më datë 19.06.2024, në aksin rrugor “Korçë-Voskop”, në bashkëpunim me shtetasit S. S., 25 vjeç, S. S., 33 vjeç, Dh. D., 33 vjeç, dhe M. B., 39 vjeç, banues në Korçë, me automjetin “Rang Rover” kanë përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. J., 18 vjeç, të cilin dyshohet se kanë tentuar t’a vrasin duke e goditur me mjete të forta në dukje armë zjarri, e cila nuk ka realizuar qitje.

Në vijim të veprimeve të kryera po në lidhje me këtë ngjarje, u arrestua në flagrancë shtetasi:

Idlir Spaho, 51 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas dyshohet se ka përkrahur 27-vjeçarin A. D., me të cilin ka lidhje shoqërore. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit I. D., në lagjen nr. 4, Korçë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike dhe 1 krëhër me 30 fishekë.

Gjithashtu po nga këto struktura filloi procedimi penal për shtetasit V. D., 62 vjeç dhe R. S., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se këta shtetas kanë ndihmuar autorët e ngjarjes, të fshehin provat materiale, që kanë shërbyer për kryerjen e krimit.

Po punohet për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Ju sugjerojmë

VIDEO/ Pushuesi në Ksamil dhunohet në sy të fëmijës
Aktualitet

VIDEO/ Pushuesi në Ksamil dhunohet në sy të fëmijës

19 Korrik, 2025 8:24 pm
Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën
Aktualitet

Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën

19 Korrik, 2025 8:15 pm
Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!
Aktualitet

Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!

19 Korrik, 2025 8:06 pm
Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa

19 Korrik, 2025 7:42 pm
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive

19 Korrik, 2025 7:13 pm
Zjarr në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë/ Kërkohet ndërhyrje nga ajri
Aktualitet

Zjarr në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë/ Kërkohet ndërhyrje nga ajri

19 Korrik, 2025 6:41 pm
Kurti dhe Limaj takohen,s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve
Rajoni

Kurti dhe Limaj takohen,s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

19 Korrik, 2025 6:24 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Ra në kontakt me rrymën elektrike e u rrëzua nga skela, humb jetën i riu në Shëngjin

19 Korrik, 2025 6:01 pm
INSTAT: Në vitin 2024, rreth 95 mijë ton qumësht, rënie me 6.6%
Aktualitet

INSTAT: Në vitin 2024, rreth 95 mijë ton qumësht, rënie me 6.6%

19 Korrik, 2025 5:38 pm
Mbytet anija turistike në Vietnam, humbin jetën 28 persona
Bota

Mbytet anija turistike në Vietnam, humbin jetën 28 persona

19 Korrik, 2025 5:21 pm
Para
BE e “gatshme për bisedime” me presidentin e ri të Iranit

BE e “gatshme për bisedime” me presidentin e ri të Iranit

Borrell për Orban: S’ka mandat për t’i shtyrë përpara marrëdhëniet me Organizatën e Shteteve Turkfolëse

Borrell për Orban: S’ka mandat për t’i shtyrë përpara marrëdhëniet me Organizatën e Shteteve Turkfolëse

Gjobitet çiklisti francez Julien Bernard, ndaloi të puthte gruan në Tour de France: Do ta bëja sërish

Gjobitet çiklisti francez Julien Bernard, ndaloi të puthte gruan në Tour de France: Do ta bëja sërish

TE FUNDIT

VIDEO/ Pushuesi në Ksamil dhunohet në sy të fëmijës

VIDEO/ Pushuesi në Ksamil dhunohet në sy të fëmijës
19 Korrik, 2025

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur këtë të shtunë në plazhin e Ksamilit. Siç shihet edhe nga pamjet e Klan...

Lexo më shumë

Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën

Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën
19 Korrik, 2025

Turizmi me kamper është kthyer në një trend në rritje. Liria e lëvizjes, afërsia me natyrën dhe kostoja më e...

Lexo më shumë

Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!

Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!
19 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje, përmes të cilës tregon produktet e bllokura nga institucionet, pasi tregtoheshin pa faturë....

Lexo më shumë

Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa

Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa
19 Korrik, 2025

Rusia ka sulmuar me dronë dhe raketa Odesën në Detin e Zi dhe qytete të tjera ukrainase, duke vrarë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com