Një sherr në grup ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 30-vjeçar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, në lagjen nr. 3, në një lokal.
Sipas uniformave blu bëhet me dije se gjatë një konflikti shtetasit O. B., G. B., dhe D. B., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin A. K..
“Më datë 13.03.2024, rreth orës 17:10, në lagjen nr. 3, në një lokal, gjatë një konflikti shtetasit O. B., G. B., dhe D. B., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin A. K., rreth 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.
Tre autorët e dyshuar të ngjarjes, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al