Një 48 vjeçar i cili po punonte për mirëmbajtjen e rrugës është qëlluar me sende të forta nga pronari i një kalçetoje duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Belorta të Korçës ku 48 vjecari A.G, së bashku me një grup punëtorësh të tjerë ka qenë duke punuar për hapjen e një kanali, kur pronari i kalçetos ka dalë dhe ka debatuar me ta pasi kanali po hapej ngjitur me biznesin e tij.
Pasi u largua, Niko Zyberi u kthye sërish me një shkop druri në dorë më të cilin ka goditur njërin nga punëtorët. Sipas të dhënave A.G., rreth 48 vjeç, banues ne Korçë është dërguar në Spitalin Rajonal të Korçës.
Pasi është goditur me një mjetin e fortë në kokë, viktima ka pwsuar dëmtime serioze në shikim. Ndërkaq pas ngjarjes autori është shoqëruar në Komisariatin e Korccws.