Një sherr masiv është regjistrua ditën e sotme në fshatin Pendavinj të Korçës. Mësohet se gjatë konfliktit nipi ka goditur me mjete të forta tezen e tij dhe burrin e saj.
Sipas të dhënave, Ilija Jani ka qëlluar tezen e tij, Ditera Leka, dhe bashkëshortin e saj, Arben Leka. Nga sherri kanë mbetur të lënduar tre persona, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 04.05.2020, në orën 11:05, në fshatin Pendavinj, shtetasi I. J., rreth 20 vjeç, ka shkuar në banesën e tezes së tij, shtetases D. L., rreth 60 vjeç dhe është përfshirë në një konflikt me bashkëshortin e saj A. L., 68 vjeç dhe 60 vjeçaren, si pasojë e të cilit dyshohet të kenë marrë dëmtime trupore të tre këta shtetas, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. / Opinion.al