Një 61-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.
Mësohet se në pranga ka rënë A. Z., i cili kishte mbjellë rreth banesës në fshatin Voskop bimë narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, si rezultat i kontrolleve të pandërprera të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativave të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Voskop, përreth banesës së shtetasit A. Z., 61 vjeç, kanë konstatuar të mbjella bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.
Në vijim të veprimeve proceduriale specialistët për hetimin e krimeve, bënë arrestimin në flagrancë të 61-vjeçarit për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme./ Opinion.al