Trupi i pajetë i një 50 vjeçari u gjet në anë të rrugës Korçë-Devoll. Policia tha se viktima është ende i paidentifikuar. Dyshohet se ai është goditur nga një automjet, drejtuesi i të cilit është larguar më pas nga vendngjarja. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.