Një 60-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në banesë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4, në qytetin e Korçës. Ndërsa, kanë qenë familjarët e tij që janë përballur fillimisht me ngjarjen e rëndë.
Ndërkohe policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 08.12.2020, rreth orës 20:15, në lagjen nr. 4, është gjetur nga familjarët e tij i vetëvarur në banesë, shtetasi K. P., rreth 60 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al