Një ngjarje e rëndë ndodhi në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës.
Por me reagimin e policisë, mësohet se shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni.
“Sot më datë 04.07.2024 rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni. Si pasojë kjo shtetase ka marrë djegie dhe dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim, në spital”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.