Një person është paraqitur i plagosur në urgjencën e spitalit të Korçës .
Sipas të dhënave nga policia lokale, i riu 26-vjeçar ka marrë plagë të rënda në pjesën e qafës dhe kokës dhe ndodhet në gjendje të rëndë në renaimacion ku po merr ndihmën e mjekëve.
Ende nuk dihen rrethanat se si dhe ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe kërkimet rreth autorit që ka plagosur 26 vjeçarin.
Vetëm nga deklarata e tij pritet të hidhet më shumë dritë mbi ngjarjen.