Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kopshtarë, masazhatorë dhe mbedhës topash, ja hiletë e futbollit …..

2016/04/30 at 4:00 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kopshtarë, masazhatorë dhe mbedhës topash, ja hiletë e futbollit …..

Kështu shkruhet në “Artin e Luftës” së Sun Tzusë, dishepulli më besnik i të cilit në fushën e futbollit është Diego Pablo Simeone.


Pikërisht në tokë, “Cholo” ndërtoi betejën e tij ndaj Bajernit. Fitorja nisi përpara vërshëllimës së arbitrit, kur Guardiola, duke vështruar fijet e thata dhe të ngjitura të barit të “Calderon”, rrudhi vetullat. “Nuk e kanë ujitur”, mendoi Pep dhe si strateg që është kuptoi se po nisej në disavantazh.

12a

“Tiki­taka” ka nevojë që topi të rrëshqasë dhe për këtë ndihmon lagia e barit. Dhe nëse ai është i thatë ky stil loje penalizohet. Bavarezët u ankuan publikisht pas ndeshjes, ashtu siç kishin bërë në 2012-­ën katalanasit pas një 0­-0 me Milanin në një “San Siro” të palagur. Valencia dhe Reali i Murinjos në ato kohë kishin tentuar kartën e barit të gjatë, një tjetër truk për të ngadalësuar rrëshqitjen e topit.

Dhe kështu, Simeone, i cili së fundmi ftoi një nga djemtë që mbledhin topat për ta hedhur atë në fushë për të ndërprerë një kundërsulm të Malagës, çka i shkaktoi 3 javë pezullim, nuk është i pari dhe as i fundit që zgjedh terrenin e tij të preferuar për të luftuar. Mund të luhet me kushtet e fushës, por edhe me përmasat e saj (UEFA përcakton se gjatësia e fushës mund të variojë mes 100 dhe 105 metrave, ndërsa gjerësia nga 64­ 68 metra).

133

Reali i Madridit zgjeroi fushën e “Bernabeu”­t me disa metra në çerekfinalen kundër Volfsburgut: më shumë hapësira për krahët vrasës, Ronaldo dhe Bejl dhe më shumë metra për t’u përshkuar nga mbrojtësit gjermanë. Rezultati? 3­-0 dhe spanjollët në gjysmëfinale. Për të njëjtat motive, Malmo në shtator kishte menduar ta zvogëlonte fushën për Ronaldon me shokë. Suedezëve nuk u shërbeu, sepse Reali fitoi 0­-2.

Por i funksionoi shumë mirë Gallatasarajit të Mançinit në Champions­in 2013­-’14 kundër Juventusit të Kontes. Një stuhi bore ndërpreu ndeshjen pas minutës së 31-­të. Rinis një ditë më vonë për t’u luajtur 14 minutat e mbetura të pjesës së parë dhe, gjatë pushimit, kopshtarët shpikin lëvizjen fituese: shkatërrojnë gjysmën e fushës nga do sulmojë Juventusi dhe pastrojnë në perfeksion pjesën nga zona e Bufonit.

14

Për pjesën tjetër mendojnë Drogba dhe Shnajder: shënojnë dhe Juve është jashtë Champions­it. Një hile e tillë i kishte nderuar turqit edhe një vit më parë kundër Kluzhit.

Gropa dhe monedha – Më e lokalizuar vepra e “groposjes” së Rikardo Masperos në një derbi të famshëm të Torinos në 2001. Juve kryesonte 3­0, por “granata” në fund barazoi 3­3: golin e barazimit e shënoi pikërisht Maspero, por gjesti më i famshëm i asaj ndeshjeje vjen më vonë.

Në minutën e 86-­të, penallti për Juven. Por, ndërsa të gjithë protestojnë, Maspero nis të bëjë gropë me takë pikën e penalltisë: Salas merr përsipër penalltinë, por topi përfundon mbi tra për shkak të thellësisë së gropës. Tifozët e Toros shpërthejnë në delir. Letërsia e futbollit është plot me dredhi dhe truke të tilla: që te pantallonat e ulura të padëmshme të Xhanvito Plasmatit, te kohët e Katanias së Zengës, për t’i penguar pamjen portierit të Torinos më 2008­ën.

Vendimtare monedha e 100 lirave në Bergamo në vitin 1990 në Atalanta-Napoli: Alemao goditet në kokë, masazhatori Karmando vrapon t’i shkojë në ndihmë dhe i thotë: “shtrihu në tokë”. Alemao rrëzohet, del dhe pak ditë më vonë Napoli rrëmben fitoren në tavolinë, duke fluturuar drejt titullit.

Salcë dhe “Rohypnol”

Një vit më parë e kishte provuar edhe Roberto Rohas, portieri i Kilit, në “Maracana” kundër Brazilit, në një ndeshje vendimtare për kualifikimin në Botëror. Një fishekzjarr i përfundon në shpatull, Rohas nxjerr nga dorezat një brisk me të cilin pret vetullën. Masazhatori vjen dhe i hedh sipër edhe salcë domatesh. Kili shijon fitoren 0­2 dhe kualifikimin në “Itali 1990”, por FIFA kupton gjithçka: analizon pamjet televizive dhe Kili përjashtohet edhe nga Botërori “SHBA 1994”.

Rohas skualifikohet përjetë. Megjithatë, Brazilit në Itali nuk i eci shumë mirë. U eliminuan në 1/8­-at nga Argjentina për faj të Kanixhës dhe një shisheje uji. Stoli i “Seleçion” ia ofron Brankos për t’i shuar etjen, mbrojtësit karioka me këmbë dinamiti: Maradona rrëfeu më vonë se ishte mbushur me “Rohypnol”, një lloj droge.

E paligjshme të thuash është pak edhe për qetë­ suesin që u hedh portieri Paoloni shokëve te Kremoneze, episod që i hapi rrugën “Scommessopoli”­t. Në krahasim me këto, duken si lojëra fëmijësh ato që bëjnë mbledhësit e topave. Si ai i Simeones me Malagën apo Xhanluka Kaprarit, sot i vlerësuar si sulmuesi i Peskarës, por në 2008­ën ishte mbledhësi i topave në ndeshjen Roma­-Palermo: ishte ai që sistemoi topin në goditjen e këndit për rinisjen e shpejtë të lojës nga Tadei, i cili gjen të papërgatitur sicilianët, të cilët fundosen nga Amantino dhe Mançini.

Presidenti Zamparini kërkon 0­-3 në tavolinë. Goli i mbledhësve të topave Por askush nuk i ka prekur majat si Domeniko Çiteroni, mbledhësi legjendar i topave të Askolit. Më 12 janar 1975 ishte 16 vjeç dhe ishte vendosur pranë portës gjatë Askoli­Bolonja: ndodh që Bepe Savoldi, sulmuesi kuqeblu, driblon portierin dhe topi po i drejtohej rrjetës, por Çiteroni e pengon topin pas një lëvizjeje mashtruese me këmbë. Arbitri Barbaresko nuk e shikon dhe vazhdon lojën. Megjithatë, përfundon 3­-1 për Bolonjën dhe Çiteroni bëhet një legjendë.

Por mos ia thoni këtë Simeones: mund t’i lindin ide të çuditshme…



Ju sugjerojmë

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
Bota

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

19 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
Aktualitet

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

19 Dhjetor, 2025 8:38 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

19 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
Kronikë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat

19 Dhjetor, 2025 6:36 pm
Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në
Bota

Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në

19 Dhjetor, 2025 6:10 pm
Kongresi votoi pro shitjes së TikTok, krijohen mosmarrëveshje mes Kinës dhe SHBA-ve
Bota

TikTok pranon marrëveshjen për shitjen e aseteve në SHBA

19 Dhjetor, 2025 5:11 pm
Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

19 Dhjetor, 2025 4:42 pm
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: BE duhet të jetë gati të bashkëpunojë me Rusinë

19 Dhjetor, 2025 4:01 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
Bota

Trump: Lufta me Venezuelën është e mundur

19 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Para
Prindërit Zeqajt letër Llallës: Djalin tonë e vranë njerëzit e ish-gruas

Prindërit Zeqajt letër Llallës: Djalin tonë e vranë njerëzit e ish-gruas

Google patenton një pajisje që injektohet në sy

Google patenton një pajisje që injektohet në sy

Intervista/ Ervin Salianji: Pse jam kundra ish-ministrave në fushatë

Intervista/ Ervin Salianji: Pse jam kundra ish-ministrave në fushatë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
19 Dhjetor, 2025

Hakerë kinezë dyshohet se kanë aksesuar mijëra dokumente dhe të dhëna konfidenciale në një shkelje serioze të sigurisë së Ministrisë...

Lexo më shumë

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
19 Dhjetor, 2025

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të premten se uria e shpallur në Gaza në gusht tani ka përfunduar falë...

Lexo më shumë

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
19 Dhjetor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë...

Lexo më shumë

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
19 Dhjetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, e nisi paraqitje e tij vjetor duke folur me vetëbesim për pozicionin e Rusisë në fushëbetejë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com